E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbipeshë dhe obezë,39% e grave



Rreth 39% e grave shqiptare janë mbipeshë ose obezë. Përkatësisht 30% e tyre janë mbipeshë, ndërsa 10% obeze. Referuar të dhënave të studimit me rritjen e moshës shtohet edhe ky problem. Ndërkaq vihet re një diferencë mes femrave ne këtë pikë sa i përket edukimit. Ato me nivele të larta shkollimi i kushtojnë më shumë rëndësi peshës trupore. Kjo gjë ndodh më pak te gratë "shtëpiake". Te meshkujt përqindja e të qenit mbipeshë është goxha më e lartë. Këtë problem e kanë 53% e tyre,krahasuar me 39% të femrave,por nga ana tjetër ata kanë më pak risk se femrat për tu bërë obezë. Ndërsa 10% e femrave shqiptare janë obezë vetëm 9% e meshkujve konsiderohen të tillë. Mbipesha dhe obeziteti vitet e fundit po konsiderohet shqetësuese edhe te fëmijët. Statistikat tregojnë se 22% e tyre janë mbipeshë ose obezë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›