E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga babait, shfrytëzonte për prostitucion vajzat e mitura

SHKRUAN: Irena Vreto 15-04-2011 10:52

Korçë- Arrestohet babai, i cili shfrytëzonte si prostituta vajzat e tij 8 dhe 10 vjeç. Duket si e pazakontë, por është ngjarja më e fundit që ka regjistruar Policia e Korçës. Madje gjithçka është bërë falë një hetimi të hollësishëm për disa muaj ndaj babait që përdorte si prostituta dy bijat e tij, fill pas divorcit me të shoqen. Skandali i shfrytëzimit të të miturave për prostitucion, është zbuluar nga policia e Korçës pas një hetimi që ka zgjatur për më shumë se 3 muaj.

Arrestimi

Gjatë mesditës të së enjtes, Drejtoria e Policisë në Korçë ka përfunduar me sukses operacionin e koduar “Junior”, në të cilin kanë rënë në pranga babai i vogëlusheve fatkeqe, si dhe tre persona të tjerë që kryenin marrëdhënien seksuale sistematike me të miturat kundrejt pagesës. Pëllumb Mullaj, 51 vjeç, është arrestuar pasi akuzohet se ka shfrytëzuar dy vajzat e tij të mitura, përkatësisht 8 dhe 10 vjeç, për ushtrim prostitucioni me inicialet I.P. dhe M.P. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, babai i jepte vajzat te klientë të ndryshëm në moshë të madhe, kundrejt një pagese prej 3-5 mijë lekësh seanca.

Shfrytëzimi

Shfrytëzimi i dy vogëlusheve kishte nisur pas divorcit me gruan e tij. I përfshirë nga varfëria, i papunë dhe i alkoolizuar, Pëllumb Mullaj ka zgjedhur një rrugë që pak kush do ta mendonte. Ai i kishte nxjerrë të bijat në rrugë të madhe, duke i çuar për shërbime seksi tek klientë të ndryshëm që ai gjente më parë. Pas sinjalizimeve që kanë mbërritur në polici, kanë nisur dhe hetimet. Ndërkaq mësohet se historia e dy vajzave ka nisur nga vitit 2004, atëherë kur bashkëshortja ka vendosur të divorcohet me burrin, duke i lënë si ngarkesë të kujdeset për dy vajzat e tyre. Babai zgjidhte klientë të mëdhenj, madje mes të ndaluarve figuron dhe një i moshuar 79-vjeçar, i cili ka kryer marrëdhënie me vajzat, në kohë të ndryshme. Përveç babait, në pranga kanë përfunduar dhe tre shtetas të tjerë, të cilët akuzohen për marrëdhënie seksuale me të mitura (pedofili). Ata janë shtetasit Andrea Nameti, 62 vjeç nga fshati Mborje, Skënder Koralli 35 vjeç, po nga Mborja. Ndërkaq, në gjendje arresti në shtëpi do të qëndrojë edhe Nevruz Kollani, 79 vjeç banor i qytetit të Korçës. Sipas policisë, të arrestuarit kryenin marrëdhënie seksuale me vajzat në mënyrë sistematike. Sipas të dhënave të para, babai kishte nisur shfrytëzimin e minoreneve që në 2004, kur vajzat kanë qenë në moshën 8 dhe 10 vjeç dhe ka vazhduar deri në vitin 2006. Nëpërmjet metodave special të hetimit është bërë i mundur dokumentimi i provave për aktivitetin kriminal të gjithsecilit. Për babain 52-vjeçar nga Korça rëndon akuza “Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese”, ndërkohë që tre të arrestuarit e tjerë akuzohen për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›