E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina jashtë rruge, vdes 18-vjeçari

 

Durrës- Një 18-vjeçar mbeti i vdekur në vend, kurse moshatari i tij u plagos rëndë, pasi makina me të cilën udhëtonin doli nga ruga si pasojë e shpejtësisë së madhe. Sipas burimeve nga policia lokale, drejtuesi i automjetit pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes, pa i dhënë ndihmë të dëmtuarve. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë në fshatin Halil, në rrugën, Fushë Krujë-Krujë. Sipas policisë nga goditja e makinës humbi jetën elvis Kurti, ndërsa mbeti i plagosur kushëriri i tij, I. Kurti, I cili u dërgua me urgjencë në spital. Sipas hetimeve paraprake të policisë, mësohet se 18 vjeçari Kurti dhe kushëriri i tij, L.Kurti, po udhëtonin me një automjet tip Benz, me targë AV 302408, të drejtuar nga shtetasi Erik Selmani, rreth 20-vjeç, ndërkohë që shkak i aksidentit ka qenë dalja e automjetit nga rruga.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›