Makina me targa të Kosovës kapet me 5 kg heroinë

Vërmicë, 15 Janar NOA Një sasi prej pesë
kilogramë lëndë narkotike e llojit heroinë u zbulua pak më parë në Kosovë,
informon korrespondenti i agjencisë NOA që citon burime zyrtare nga Dogana e
Kosovës.
Autoritetet policia thanë se kanë zbuluar sot
në vendkalimin kufitarë Vërmicë rreth 5 kilogramë substancë narkotike, heroinë.
Oficerët doganorë, kanë njoftuar se droga e fortë është gjetur në një makinë me
targa të Kosovës të llojit Mercedes dhe në ndërlidhje me këtë rast, është
arrestuar një person.
Dogana pohoi se zbulimi i heroinës në këtë
pikë kufitare ishte rezultat që erdhi gjatë kontrollit rutinor që i është bërë
veturës.
Oficerët doganorë e zbuluan drogën që ju
shihni në foto, në ndenjësen e pasme kanë të automjetit duke konfiskuar gjashtë
qese të zeza me heroinën që kishte si destinacion shitjen në tregun e brendshëm.
a.b/NOA