Tiranë, tentohet të grabitet një argjendari te Rruga e Kavajës

Rikthehen sërish garabitjet në Tiranë, por këtë herë ka mbetur në tentativë grabitja e argjendarisë. Ngjarja ka ndodhur tek rruga e Kavajës pranë "21 Dhjetorit", ku një person i armatosur ka hyrë në argjendari duke thyer xhamin, por shitësja ka ndezuar menjëherë alarmin duke bërë që grabitësi të largohet me shpejtësi duke mos marrë asgjë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policise, të cilat kanë nisur kërkimet për kapjen e autorit. Sipas policisë alarmi i argjendarisë ka bërë që policia të mbërritjë menjëhërë në vendin e ngjarjes dhe të kryejë hetimet e para, nga ku ka rezultuar se grabitësi dyshohet se është i moshës 16 vjec. Mesohet se 16 vjecari ka hyrë në argjendari dhe ka nxjerrë një pistoletë, e cila mendohet të ketë qenë lodër.
Nga të dhënat e para shihet nga kamerat e vetë argjendarisë se djali ka qënë i dobët, në kokë ka pasur një kapele të zezë dhe ka veshur një palë pantallona të shkurtra ngjyrë të zeza, ndërsa bluza të cilën mbante ka qënë ngjyrë bizele. Gjithashtu në mometin e hyrjes së hajdutit në argjendari ka patur dhe një përleshje të tij më shitësen, e cila më pas ka bërë edhe ndezjen e alarmit.
Kjo gjë e ka trembur adoleshentin, i cili mënjëherë është larguar aty, duke i rënë dhe kapelja. Kjo provë është sekuestruar nga policia, që do të ndihmojë shumë në ndalimin e personit.