E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina përplas motoristin, po transportonte të sëmurë

LEZHE- Një aksident me pasojë plagosjen e rëndë të një personi është shënuar paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shengjin. Burime të policisë bëjnë të ditur se ka ndodhur një përplasje mes një automjeti tip Benz me targa të Lezhës 89-60 A dhe një motorciklete. Si pasojë, është plagosur rëndë drejtuesi i motorcikletës 55 vjecari Ndue Viçi, i cili ka pësuar dëmtime serioze në gjymtyrët e poshtme. Sipas policise, shkaktar i aksidentit ka qenë automjeti, i cili udhëtonte me një shpejtësi të madhe duke goditur nga mbrapa motorcikletën. Mesohet se brenda automjetit ndodhenin dy persona të semure, të cilët po transporoheshin drejt spitalit nga drejtuesi i mjetit 28 vjecari Altin Hajko.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›