E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Projekti për lumin e Tiranës boshti i vizionit tonë

TIRANË-Bashkia e Tiranës prezantoi sot modelet e projektit për rehabilitimin e lumit Lana që përshkon mes për mes kryeqytetin.

Kryebashkiaku Edi Rama theksoi se projekti për lumin e Tiranës ka rëndësi të vecantë për vetë vizionin që mbart pasi ky vision tha ai është e vetmja rrugë për qytetarët.

Rama bëri të ditur se zona rreth lumit po degradohet nga ndërtimet informale. Kryebashkiaku theksoi se për territoret që po shqyhen nga keqdministrimi dhe vizioni i keq duhet një politikë e re. Sipas Ramës, vizioni që ofron Bashkai e Tiranës është e vetmja rrugë për rehabilitimin e plotë të Lanës pasi ekzidtojnë dy modele që përmbajnë metodologjinë evropiane dhe njëkohësisht dhe alternativë për qytetarin.

Më tej Rama solli në vëmendje zonën mes Tiranës e Durrësit ku u janë lënë dorë të lirë investimeve kutur, duke shkaktuar kështu sipas tij një kaos në territor.

Kryebashkiaku u shpreh se data 8 maj do të jetë dita kur njëherë e mirë do të vendoset se kush do të aministrojë me korrektësi pasurinë e përbashkët që këto 20 vitet e fundit po shpërdorohet në mënyrë të patolerueshme.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›