E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina perplas nje person qe udhetonte me biciklete

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi, në zonën e njohur si "Pallati me Shigjeta", në Tiranë. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, kur një makinë përplasi për vdekje një person i cili udhëtonte me biçikletë. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja. Policia ka mbërritur në vendngjarje vetëm pak minuta pas përplasjes, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e automjetit dhe pakujdesia e personit që udhëtonte me biçikletë. Ai ka dashur të kalojë nga njëra anë e rrugës në tjetrën, kur është përplasur nga automjeti. Ndërkohë ende nuk ka të dhëna për identitetin e viktimës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›