E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat e Mbrojtjes se NATO-s ne Bruksel i pranishem Imami

Të mbledhur në Bruksel, Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s kanë diskutuar paraditen e sotme misionin e NATO-s në Afganistan dhe mbrojtjen raketore, në përgatitje të samitit të rëndêsishêm të kryetarêve tê shteteve dhe tê qeverive të NATO-s, që do tê zhvillohet  në Chikago në 20 dhe 21 maj. NATO konfirmon, se tranzicioni i kompetencave të sigurisë nga forcat e NATO-s tek autoritetet afgane do tê fillojë që në 2013 dhe do të përfundojë në fund të 2014.

 “ Në mënyrë që ne ti përgjigjemi afatit tonë, duke përfunduar tranzicionin në fund të 2014, ne duhet të fillojmë këtë proçes që në 2013, ndoshta nga mesi i 2013. Pra, nuk ka kontradikta duke përmendur mesin e 2013, si datë ku do të fillojë tranzicioni dhe fundi i 2014 si datë ku ky tranzicion do të përfundojë”, u shpreh Anders Fogh Rasmussen.

NATO nuk do të lejojë që Afganistani të kthehet pas 2014 një parajsë për terrorristët, ndaj trajnimi i forcave afgane është i një rëndësie të veçantë dhe në këtë kuadër edhe Shqipëria ka rolin e saj.

Në Chikago, do të preçizohet angazhimi i ardhshëm i NATO-s në Afganistan, duke përfshirë dhe financimin e tij në një kohë të mprehtë krizë ekoomike dhe financiare. Ky financim pritet të jetë prej 4 miliard dollarësh çdo vit që prej 2015.

Një temë tjetër e rëndësishme është dhe “mbrojtja e zgjuar” e nevojshme për NATO-n lidhur me reformimin e saj për sfidat e këtij mijëvjeçari. Ky përbën edhe zemrën e strategjisë së NATO-s për vitin 2020.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›