Tahiri: Shteti i gjunjëzuar nga krimi
“Java nisi sërish me vrasje. Sot nuk ka siguri për jetën e çdo qytetari. Sot qytetarët janë më të pasigurt dhe më të pambrojtur nga banditët se asnjë herë tjetër”, tha Tahiri.
“Qytetarët grabiten në mes të ditës, ndërsa Berisha grabit institucionet e pavarura siç bëri me SHISH-in. Vendi i është kthyer terrorit, krimit ordiner dhe bandave mafioze. Shteti është gjunjëzuar dhe ata që e vuajnë janë qytetarët që sot janë më të pasigurt", tha ai.
Deputeti opozitar u shpreh se përgjegjësitë e kryeministrit nisin që nga emërimet në pozicionet kyçe, dhe deri tek paaftësia për të siguruar standardet minimale për qytetarët shqiptarë. Deputeti i PS-së Tahiri theksoi se nuk mund të ketë luftë kundër krimit sa kohë që i pari i vendit emëron në pozicionet kyçe të institucioneve të pavarura militantë partiakë, duke sjellë në vëmendje emërimet e fundit në KLD dhe SHISH. /Start/
2012-08-13 13:55