E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Miliarderët e PS-së po bllokojnë statusin

Zëdhënësja e selisë blu, Silvi Bardhi, tha se Majko e pranoi vetë se pse PS-ja bllokoi imunitetin. “Zoti Majko pohoi publikisht dhe haptas se është frika e z. Rama dhe deputetëve socialistë nga drejtësia, ligji dhe zbatimi i tij, shkaku themelor i bllokimit nga ana e tyre e heqjes së imunitetit dhe të statusit të vendit kandidat për Shqipërinë”, vijon deklarata e PD-së.

Ajo shtoi se, “e vërteta absolute është se miliarderët në krye të Partisë Socialiste dhe z. Rama që e ka kthyer Partinë Socialistet në një SHPK të miliarderëve të saj, nuk mund të pranojnë kurrë të heqin imunitetin sepse tmerrohen  nga   pasuritë e tyre të paligjshme, origjina e tyre,  nga fshehja e taksave, kontrabanda, grabitja e trojeve dhe pronave të të tjerëve, ndërtimet pa leje dhe trafiqet kriminale”. “Në tmerrin nga ligji dhe verdikti i drejtësisë për pasuritë e tyre të paligjshme, origjinën e tyre të dyshimtë, qëndron shkaku themelor i refuzimit nga Qeveria dhe deputetët socialistë në vitin 2003 të propozimit të Partisë Demokratike, asokohe në opozitë, për heqjen e imunitetit”, thuhet në deklaratën e PD-së.

PD rikujton se, "në ato vite qeveria e zotit Rama kishte vendosur në krye të të gjitha institucioneve të vendit militantë ekstremistë të Partisë Socialiste. Kështu qeveria socialiste hodhi poshtë në vitin 2003 propozimin e Partisë Demokratike për heqjen e imunitetit edhe pse në krye të Gjykatës së Larte dhe Gjykatës Kushtetuese ishin dy ish-anëtarë të kryesisë së Partisë Socialiste, zotrinjtë Thimio Kondi dhe Fehmi Abdiu, dhe në drejtim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë ishte ish-ministri socialist z. Ilir Panda”.

Sipas PD-së, “me deklaratën e tij në Jalë, z Majko dëshmon se negociatat e fundit PD-PS në të cilat Partia Demokratike pranoi të gjitha propozimet e Partisë Socialiste të paraqitura nga vetë z.Majko, ishin thjeshtë një farsë hipokrite e z.Edi Rama për të mashtruar opinionin publik dhe asgjë më tepër”.

“Pohimi i hapur i z.Majko para të rinjve socialist, fakton në mënyrë të qartë se z. Rama nuk kishte kurrë ndërmend të hiqte imunitetin në shtator si ç'deklaroi dhjetëra herë para datës 6 gusht, por vetëm sa u përpoq që me mashtrimin e radhës të mbulonte sado pak aktin e shëmtuar të bllokimit nga ai personalisht, për të tretin vit me radhë të statusit të vendit kandidat për Shqipërinë”, thekson PD. “Deklarata e z.Majko në Jalë, sipas së cilës deputetët e Partisë Socialiste nuk mund të pranojnë heqjen e imunitetit sepse kanë frikë nga drejtësia dhe zbatimi i ligjit, shpjegon shumë qartë panikun deri në palcë që ka ngerthyer udhëheqjen miliardere të Partisë Socialiste nga vendimi i mazhorancës për thirrjen e referendumit popullor për heqjen e imunitetit, shembjen e murit të korrupsionit dhe marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian”, vijon deklarata e PD-së. /Start/ 

                                                                                             2012-08-13 14:30
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›