E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Unë pa imunitet, Berisha të vërtetojë akuzat

Rama thotë se ai është pa imunitet, çka drejtësia mund ta hetojë. 

“Vazhdon tallja me shqiptarët! Një propozim publik për KM:Ja ku jam unë pa imunitet,vërteto një akuzë të vetme ne mijëra qe ke bërë ndaj meje! Asnjë vend normal s'do e pranonte një ditë të vetme për KM një shpifës që çdo ditë ngre akuza ne hava ndaj opozitës e s’vërteton dot asnjë!”, shkruan Rama në Twitter.

Ai shton se Berisha nuk ka asnjë provë për akuzat ndaj deputetëve të opozitës. “Asnjë provë nuk ka KM as për tërë atë lumë akuzash ndaj deputeteve të PS që vijnë nga bota e sipërmarrjes!Imuniteti s'ka lidhje në këtë mes”, shkruan më tej ai.

Rama: Lotaria Kombëtare për rininë dhe sportin

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, duke marrë shkasë nga mbyllja e Olimpiadës në Londër, tha se duhet reflektim për Lotarinë Kombëtare. “Mbyllja e Olimpiades magjike të Londrës lë pas një reflektim: Shkëlqimi i skuadrës britanike ka në bazë financimin nga Lotaria Kombëtare! Reflektim për skeptiket mbi programin e PS: Me Lotarinë Kombëtare në dispozicion të sportit e rinisë ne do ta rilindim sportin shqiptar”, tha Rama në Twitter.

Ai shton se Partia Socialiste gjithnjë ka pasur shembull Britaninë për të hartuar programet e saj. “I jemi referuar me kohë shembullit të Britanisë së Madhe kur kemi folur për Lotarinë Kombëtare e jemi të bindur se kjo është rruga e duhur”. /Start/

                                                                                             2012-08-13 14:56
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›