E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imuniteti, PD: Kanë frikë. Majko: Humor gushti

Zëdhënësja e PD-se, Silvi Bardhi

TIRANE- Partia Demokratike dhe ajo Socialiste u përplasën sërish sot në distancë lidhur me çështjen e imunitetit. Në një deklaratë për shtyp, zëdhën ësja e PD-së, Silvi Bardhi, duke iu referuar disa deklaratave të ish- kryeministrit, Pandeli Majko me të rinjtë socialistë në Jalë, pohoi se deputetët e PS-së nuk pranojnë të heqin imunitetin, pasi është frika e z. Rama dhe deputetëve të tij nga drejtësia, ligji dhe zbatimi i tij, kjo sipas saj, e pranuar dhe nga Majko.

E vërteta absolute është pra të dashur qytetarë, se miliarderët në krye të Partisë Socialiste dhe z. Rama që e ka kthyer Partinë Socialistet në një SHPK të miliarderëve të saj, nuk mund të pranojnë kurrë të heqin imunitetin sepse tmerrohen  nga  e pasuritë e tyre të paligjshme, origjina e tyre nga fshehja e taksave, kontrabanda, grabitja e trojeve dhe pronave të të tjerëve, ndërtimet pa leje dhe trafiqet kriminale.- tha zëdhënësja e PD-së.

Ish kryeministri, Pandeli Majko reagoi duke i cilësuar këto deklarat të maxhorancës si humor gushti. Ai tha se, ka kohë që linja zyrtare e qeverisë merr përsipër të shpjegojë se cfarë thonë dhe mendojnë përfaqësuesit e opozitës, duke shtuar, se ky humor nuk i shërben askujt, veçse pushuesve kurjoz për hungërimat nga kopshti zoologjik i politikës në Shqipëri!

Qëndrimi PRO ndryshimeve kushtetuese për imunitetet asnjëherë nuk është vënë në dyshim nga Partia Socialiste apo dikush brenda saj. Të tjerat janë fjalë, për eja bëjmë sikur zihemi për ndershmërinë e politikës.- shprehet Majko në reagimin e tij në faqen zyrtare në Facebook.

Majko thekson se historia e imunitetit është kthyer në një fushatë zhurme dhe tërheqje të vëmendjes nga problemet reale me të cilat ballafaqohet shoqëria shqiptare.

Pas deklaratës së PD-së, reagoi edhe kreu socialist, Edi Rama.

“Vazhdon tallja me shqiptaret!Nje propozim publik per Kryeministrin: Ja ku jam une pa imunitet,verteto nje akuze te vetme ne mijera qe ke bere ndaj meje! Asnje vend normal s’do e pranonte nje dite te vetme per Kryeministër nje shpifes qe cdo dite ngre akuza ne hava ndaj opozites e s’verteton dot asnje! Asnje prove nuk ka Kryeministri as per tere ate lume akuzash ndaj deputeteve te PS qe vijne nga bota e sipermarrjes!Imuniteti s’ka lidhje ne kete mes- shkruan Rama në Twitter.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›