E Diel, 1 Nëntor 2026

Makinat Benz, preferencë e hajdutëve

Një fotograf nga Gjermania teksa ka vizituar disa vite më parë Shqipërinë dhe ka fotografuar vendqëndrimin e taksive në Tiranë. Kur ka shkuar në vendin e tij foton e realizuar në Shqipëri e ka zmadhur dhe në të kishte shkurar: "Bashkëqytetarë një nga këto makinat mund të jetë e juaja", duke lënë të nënkuptohet se ato mund të ishin vjedhur dhe ndodheshin në vendin tonë. Por kush janë makinat më të vjedhura në kryeqytet? Burime nga Policia e Shtetit bënë të ditur se dy tipet e automjeteve që rezultojnë më të vjedhura janë Benz 200 dhe benz 250. Aresyeja sipas burimeve nga policia është lehtësia që kanë ato në hapjen e dyerve dhe më pas në ndezjen e saj për t'u marrë nga hajdutët. Nga hetimet e kryera rezulton se një nga mënyrat që përdorin hajdutët për të grabitur makinat janë, duke hapur derën me kaçavidë, por edhe me çelës që është ipërafërt me atë të dy tipave të benzave. Por jo vetëm kaq, pasi hapet makina hajduti arrin të thyejë çelësin ku ndizet dhe arrin ta marrë makinën duke bashkuar dy tela që ndodhen në afërsi të timonit. Ndërkohë të njëjtat burime bënë të ditur se një makinë e vjedhur shitet nga 20 mijë lekë të rinj deri në 50 mijë lekë të rinj. Ndërsa zonat me problematike në të cilat vidhen më shumë makina në zonën e Tiranës janë ato më të populluarat, siç janë te zona e "Shallvareve', te "Zogu i Parë" apo edhe te "Treni". Ndërkohë hajdutët janë të moshave të ndryshme dhe në shumicën e rasteve nuk arrihet të gjenden nga hetuesit, pasi i shesin makinat e vjedhura edhe për pjesë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›