MASH: Më 11 shtator shpallen listat e fituesve në Universitete
Pas publikimit të listave më emrat e studentëve fitues do të fillojë edhe regjistrimi i studentëve. 11 universitetet publike në vend kanë propozuar rreth 22 mijë kuota për studentët konkurrues.
TIRANE- Ministria e Arsimit dhe Shkencës deklaron se deri më datën 11 shtator do të bëhen publike të gjithë kandidatët fitues për vitin e ri akademik të shkollës së lartë.
Pas publikimit të listave më emrat e studentëve fitues do të fillojë edhe regjistrimi i studentëve. 11 universitetet publike në vend kanë propozuar rreth 22 mijë kuota për studentët konkurrues. Ashtu si edhe vitet e kaluara, numrin më të madh të pranimeve do ta ketë Universiteti i Tiranës, që ka propozuar për të tetë fakultetet e tij përbërëse rreth 7200 kuota pranimi për sistemin me kohë të plotë.
(s.g/BalkanWeb)