E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rradhë në dyert e librarive për tekstet mësimore

Rradhë të gjata në libraritë e kryeqytetit. Dhjetra nxënës dhe prindër rrinë me orë të tëra në dyert e librarive. Për Ministrinë e Arsimit e gjithë infrastruktura e shitjes së teksteve është pa probleme. 

TIRANE- Me fillimin e vitit të ri arsimor rikthehen edhe rradhët e gjata në libraritë e kryeqytetit, rradhë të cilat po kthehen në traditë në vendin tonë. Nxënës dhe prindër rrinë me orë të tëra në dyert e librarive për të marrë tekstet mësimore. Prindërit ankohen për mungesën e teksteve ndërsa librashitësit thonë se tekstet mësimore kanë qënë të disponueshëm që në datën 1 gusht por neglizhenca për tërheqjen e tyre sjell këtë situatë.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp Ministria e Arsimit ka bërë me dije se janë siguruar të gjitha tekstet mësimore ndërkohë që janë shpërndarë 95% e tyre në të gjithë vendin.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›