E Diel, 1 Nëntor 2026

Makinat, gjykatat kërkojnë 400 milionë lekë



Gjykatat shqiptare kërkojnë makina për personelin. Pavarësisht daljes së ligjit të ri, i cili redukton shërbimin e transportit për zyrtarët, disa gjykata në vend kanë kërkuar të blejnë makina të reja. Lajmin e konfirmoi dje përfaqësuesja e Ministrisë së Financave në Komisionin e Ligjeve, e cila tha se disa gjykata në vend kanë kërkuar fond në masën 40 milionë lekë të reja ose 400 milionë lekë të vjetra për të blerë makina të reja. “Gjykata e Lartë ka kërkuar 28 milionë lekë të reja, ndërsa gjykata e Sarandës, Kurbinit etj. kanë kërkuar nga 3 milionë lekë”, - tha ajo.

Deputeti i PD-së, Fatos Hoxha, tha se duhet që ky fond të mos miratohet, pasi gjyqtarët kanë ankimuar ligjin për heqjen e makinave në Gjykatën Kushtetuese. Ai e cilësoi si jo me vend faktin që kërkohen makina të reja, kur ata disponojnë makina dhe se ligji i ri nuk i lejon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›