E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimet e gjykatave, 900 ankesa në KLD



Gjatë vitit 2009 ka pasur 900 ankesa nga qytetarët shqiptarë për vendimet e dhëna nga gjykatat e të gjitha niveleve. Lajmin e konfirmoi dje në Komisionin e Ligjeve nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu. “Ka pasur 900 ankesa të ardhura në Këshillin e Lartë të Drejtësisë nga qytetarët”, - tha Spahiu. Ndërkaq, gjatë vitit të ardhshëm do të ketë edhe 5 inspektorë më shumë në KLD, të cilët do të verifikojnë vendimet e gjykatave. Spahiu tha se KLD ka sot vetëm 11 inspektorë dhe me shtimin e numrit të tyre priten më shumë kontrolle mbi vendimet e gjykatave. Gjithsesi, Spahiu tha se përsëri nuk pritet që të ketë një zgjidhje përfundimtare, pasi, sipas tij, sistemi i drejtësisë përsëri ka një mungesë të theksuar logjistike. “Në një gjyqësor ku nuk regjistrohen dhe nuk filmohen dot seancat gjyqësore dhe ku një numër kaq i kufizuar i inspektoratit nuk mund të dokumentojë dhe të verifikojë çfarë ndodh në seancat gjyqësore në Shqipëri, rritja e numrit të inspektoreve mund të bëjë të mundur pa dyshim numrin e thellimit të monitorimit, vëzhgimit dhe verifikimit të problemeve", - tha Kreshnik Spahiu, nënkryetar i KLD-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›