E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat, BE, unifikon dokumentacionin që duhet të plotësojnë shqiptarët



Zyra diplomatike e Suedisë në Tiranë, e cila ka Presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, publikoi dje kriteret për përfitimin e vizave me afat 90-ditor për 25 vendet e zonës Schengen. Në këtë njoftim, zyra diplomatike njofton qytetarët shqiptarë se mund të aplikojnë për vizat 90-ditore, duke përmbushur kriteret përkatëse. Në këtë mënyrë është unifikuar procedura e vizave 90 ditore. Ky njoftim u është dërguar të gjitha ambasadave të zonës Shengen. Në të njëjtin njoftim bëhen të ditura edhe kriteret e veçanta që kanë vendet përkatëse për marrjen e vizës Schengen. “Ju mund të udhëtoni me një vizë të vlefshme Schengen në shtetet anëtare të mëposhtme dhe shtetet e asociuara që zbatojnë plotësisht Acqui-në Schengen: Austria, Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Gjermania, Holanda, Hungaria, Islanda, Italia, Lituania, Letonia, Luksemburgu, Malta, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia dhe Zvicra. Kjo vizë i jep të drejtën zotëruesit të qëndrojë për një periudhë maksimale prej 90 ditësh brenda 6 muajve, duke filluar nga data e hyrjes së parë”, - thuhet në këtë njoftim. Sipas zyrës së Suedisë, qytetarët shqiptarë janë të lutur që zotërimi i një vize Schengen nuk u jep juve të drejtën e hyrjes; kushtet e hyrjes verifikohen edhe në kufijtë e jashtëm. Kërkesa për vizë duhet t’i drejtohet misionit diplomatik të shtetit që është destinacioni juaj kryesor i udhëtimit (ose misionit diplomatik të shtetit që përfaqëson atë shtet, sipas rastit). Nëse destinacioni kryesor nuk mund të përcaktohet, kërkesa duhet t’i paraqitet misionit diplomatik të shtetit të parë Schengen ku ju futeni. Tarifa e kërkesës për vizë është 35 euro. Tarifa paguhet në lekë të llogaritur kundrejt normës përkatëse të këmbimit. Nëse kërkesa për vizë refuzohet, tarifa nuk kthehet. Tarifat për vizë nuk zbatohen për kategoritë e kërkuesve të renditur në nenin 6(2) të Marrëveshjes së Lehtësimit të Vizave (VFA) si për shembull të afërmit e afërt, anëtarët e delegacioneve zyrtare, fëmijët nën 6 vjeç, personat me aftësi të kufizuar, pensionistët, gazetarët e shumë të tjerë.

Vendet në Schengen

Austria

Belgjika

Republika Çeke

Danimarka

Estonia

Finlanda

Franca

Greqia

Gjermania

Holanda

Hungaria

Islanda

Italia

Lituania

Letonia

Luksemburgu

Malta

Norvegjia

Polonia

Portugalia

Sllovakia

Sllovenia

Spanja

Suedia

Zvicra

Dokumentet që duhen për marrjen e vizës Schengen

• Një pasaportë e vlefshme dhe fotokopje e të gjitha faqeve të pasaportës që përmbajnë informacion. Pasaporta duhet të jetë e vlefshme për të paktën tre muaj pas skadimit të vizës;

• Një formular i plotësuar i kërkesës, i nënshkruar rregullisht nga kërkuesi. Formularë bosh të kërkesës mund të merren falas në ambasadën e një shteti anëtar Schengen ose mund të shkarkohet nga faqet e tyre të internetit;

• Dy fotografi të madhësisë së pasaportës, të marra në një sfond të bardhë sipas standardeve të zakonshme ICAO;

• Certifikata të lindjes dhe familjare të kërkuesit ose një kopje të kartës biometrike të identitetit;

• Për fëmijët e pashoqëruar nën 18 vjeç: një deklaratë e noterizuar nga prindi që nuk udhëton ;

• Për studentët: një letër nga shkolla ose universiteti ;

• Sigurimi i udhëtimit/shëndetit (të vlefshëm për të gjitha shtetet anëtare Schengen që mbulojnë një shumë minimale prej 30 000 eurosh për trajtim mjekësor dhe kthimin e kërkuesit në rast shëndeti të dobët).

Në varësi të arsyeve të udhëtimit, ju duhet të paraqisni edhe këto dokumente:

Vizë si vizitor

• Garanci mbështetjeje nga personi pritës (dhe një fotokopje) ose prova që ka mjete të mjaftueshme financiare që ka kërkuesi (d.m.th., deklarimet e bankës së tij/saj që tregon një periudhë operimi të paktën tre muaj, certifikata pensioni ose të sigurimeve shoqërore, kontratë punësimi)

• Nëse kërkuesi dhe sponsori/personi pritës kanë lidhje familjare ose gjaku, kërkuesi duhet të paraqesë dokumentet që provojnë marrëdhënien (p.sh., certifikata lindjeje ose martese);

• Letër punësimi ose dokumente regjistrimi biznesi nëse kërkuesi ka biznesin e tij/saj – d.m.th, vendim gjyqësor për përftimin e licencës së biznesit, licencë biznesi dhe NIPT-in e shoqërisë;

• Rezervimin e udhëtimit (fluturim ose autobus, nuk është e nevojshme të paraqitet bileta e paguar);

• Dokumenti shtesë i kërkuar nga Greqia – shih

Viza si turist

• Provë të mjeteve të mjaftueshme financiare – p.sh., deklarimet bankës personale të kërkuesit që tregon një periudhë operimi të paktën tre muaj, letër punësimi ose kontratë punësimi, certifikata të sigurimeve shoqërore, dokumente regjistrimi biznesi nëse kërkuesi ka biznesin e tij/saj – d.m.th, vendim gjyqësor për përftimin e licencës së biznesit, licencë biznesi dhe NIPT-in e shoqërisë;

• Rezervimin e hotelit dhe udhëtimit (nuk është e nevojshme të paraqitet bileta e paguar).

Vizë Biznesi

• Letër kërkesë/ftesë me shkrim nga shoqëria pritëse ose personi juridik, zyra, shteti ose autoriteti lokal dhe duhet të verifikohet ekzistenca e një biznesi në Qendrën Kombëtare Shqiptare të Regjistrimit. Ftesa duhet të lëshohet jo më shumë se 2 muaj para datës së kërkesës;

• Ose letër nga një shoqëri shqiptare, që përmban hollësitë tuaja personale, rolin tuaj në biznes dhe qëllimin dhe gjatësinë e udhëtimit (origjinale ose kopje). Letra duhet të lëshohet jo më vonë se 2 muaj para datës së kërkesës dhe letër-ftesa nga shoqëria pritëse që konfirmon që ajo do të mbulojë shpenzimet financiare ose prova të mjeteve të mjaftueshme financiare (për shembull, deklarim të bankës personale dhe/ose një certifikatë nga punëdhënësi që konfirmon që ai do të mbulojë shpenzimet)

Nëse ka një ortakëri biznesi me shoqërinë pritëse, prova që provojnë ekzistencën e saj (fatura, lista të porosive të produkteve etj.)

• Letër punësimi e kërkuesit

• Dokumente të regjistrimit të biznesit të shoqërisë ku kërkuesi punon (vendim gjyqësor për përftimin e licencës së biznesit, licencën e biznesit dhe NIPT-in e shoqërisë)

• Prenotimin e hotelit dhe udhëtimit (nuk është e nevojshme të paraqitet bileta e paguar).

Vizë për të marrë pjesë në aktivitete kulturore dhe shkencore

• Një kërkesë me shkrim/letër ftesë nga institucioni pritës për të marrë pjesë në aktivitet;

• Një letër ftesë nga institucioni pritës që konfirmon që ai do të mbulojë shpenzimet financiare ose prova të mjeteve të mjaftueshme financiare (për shembull një deklarim të bankës personale);

• Letër punësimi ose arsimi dhe dokumente të regjistrimit të biznesit (licencë biznesi);

• Rezervimin e hotelit dhe udhëtimit (nuk është e nevojshme të paraqitet bileta e paguar).

Viza për shoferë

• Një kërkesë me shkrim nga shoqata kombëtare e transportuesve të Shqipërisë që sigurojnë transport rrugor ndërkombëtar, duke deklaruar qëllimin, kohëzgjatjen dhe shpeshtësinë e udhëtimeve;

• Prova të mjeteve të mjaftueshme financiare (për shembull, një deklarim të bankës personale dhe/ose letër nga punëdhënësi që konfirmon që ai do të mbulojë shpenzimet);

• letër punësimi ose dokumente të regjistrimit të biznesit (licencë biznesi);

• Fotokopje të lejes së drejtimit të vlefshme ndërkombëtare dhe kombëtare;

• Dokumente të regjistrimit të automjetit.

Kërkesat e veçanta për vizën nga çdo shtet

Zvicër: tarifa për vizë për qytetarët e Shqipërisë është 60 Euro, që paguhet në Lek të llogaritur kundrejt normës përkatëse të këmbimit. Republika Çeke, Hungaria, Greqia: tarifa për vizë paguhet në Euro (35 Euro).

2 Teksti i plotë i VFA-së është në faqen e mëposhtme të internetit: http://ëëë.delalb.ec.europa.eu/files/visa_facilitation_agreement-EU_Official_Journal.pdf

VFA-ja nuk është akoma e zbatueshme për Zvicrën.

3 Hungari: certifikohet me Apostile (certifikata)

4 Itali: deklarimi i noteruar kërkohet nga të dy prindërit. Republika Çeke: deklarimi kërkohet për udhëtimin e fëmijëve të pashoqëruar nën 15 vjeç.

5 Hungari: në Anglisht (letra nga shkolla).

6 Republika Çeke: Ftesë nga personi pritës i vërtetuar nga autoritetet e vendit të destinacionit.

Greqia: Ftesë nga personi pritës i vërtetuar nga autoritetet përkatëse greke, prova AND ose mjete të mjaftueshme financiare.

Hungaria: Ftese nga personi pritës e certifikuar nga autoritetet hungareze dhe prova për mjete të mjaftueshme financiare, duke përfshirë vërtetimin nga Zyra e Tatimeve. Strehim i vërtetuar (p.sh, kontratë qiraje ose një dokument nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive që vërteton pronësinë mbi një apartament që është lëshuar në ter muajt e fundit). Një fotokopje e kartës së identitetit të personit pritës në rast se ajo/ai është qytetar hungarez ose një kopje të lejes së saj/tij të qëndrimit, nëse ajo/ai është qytetar i huaj në Hungari.

Italia: Ftesë nga personi pritës dhe një fotografi e kartës së identitetit të personit pritës në rast se ai/ajo është një qytetare italiane ose një kopje të lejes së tij/saj të qëndrimit nëse ai/ajo është shtetase shqiptare. Personi pritës mund të veprojë si garantues që jep mjetet financiare për kërkuesin (p.sh, “fidejussione bancaria” etj.)

Zvicër: garanci mbështetjeje nuk kërkohet për shkak të një procedure tjetër. Një letër ftesë nga pritësi në Zvicër është e mjaftueshme për të filluar procedurën.

7 Përveç kësaj, Greqia kërkon një fotokopje të personit pritës në rastin kur ai/ajo është një qytetar grek ose një kopje të lejes së tij/saj të banimit nëse ai/ajo është qytetar shqiptar. Këto fotografi duhet të vërtetohen nga autoritetet greke.

8 Kjo kërkesë me shkrim duhet të përmbajë hollësitë e renditura në VA, Neni 4(2). Teksti i plotë i VFA-së është në faqen e mëposhtme të Internetit:

http://ëëë.delalb.ec.europa.eu/files/visa_facilitation_agreement-EU_Official_Journal.pdf

9 Përveç kësaj, Greqia, Hungaria dhe Italia kërkon kontratën e punësimit dhe certifikatën e sigurimeve shoqërore të kërkuesit.

Përveç kësaj, Gjermania kërkon një fotokopje të një patente ndërkombëtare ose kombëtare për shoferët që sjellin automjete në Shqipëri.

10 Nuk kërkohet nga Greqia, nuk kërkohet nga Italia.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›