Maks Velo: Askush nuk ka dëshirë të zgjidhë çështjen e pronave
Fondacioni 'Qemal Stafa' organizoi dje një tryezë me ekspertë për çështjet e zhvillimit të territorit dhe pronave.
Gjatë diskutimeve, arkitekti i njohur, Maks Velo e konsideroi çështjen e pronave të pazgjidhshme për shkak të mungesës së vullnetit, ndërsa e cilësoi zhvillimin urban si i marrë peng nga një ushtri mafiozësh dhe të paaftësh. "Çështja e pronave nuk ka për t'u rregulluar kurrë sepse askush nuk ka dëshirë. Është krijuar një mekanizëm djallëzor që nuk çmontohet dot kurrë. Me këtë që kemi bërë me territorin, i kemi rënë Shqipërisë në palcë. Po ndërtojmë nga varret deri te dyqanet dhe pallatet, e kjo nuk është normale. Jemi rrethuar nga një ushtri mafiozësh e të paaftësh, kombinimi i të cilëve ka shkatërruar gjënë tonë më të shtrenjtë, hapësirën", tha Velo. Duke folur për rëndësinë e ligjit "Për legalizimet", drejtori ekzekutiv i fondacionit "Qemal Stafa", Sajmir Tahiri, tha se: "Maxhoranca nuk ka ndërmend të marrë parasysh asnjë sugjerim, duke dëshmuar kokëfortësinë për të votuar edhe një herë në parlament të njëjtin variant, por me disa ndryshime fare të parëndësishme, e duke injoruar në këtë mënyrë vërejtjet e grupeve të interesit, opozitës dhe Presidentit të Republikës. Pra, shumë shpejt do kalojë në parlament i njëjti p/ligj që siç duket, i intereson vetëm Kryeministrit Berisha dhe Shaban Memisë". Ish-ministri socialist i Pushtetit vendor dhe Decentralizimit, deputeti Ben Blushi e cilësoi akt kriminal zaptimin e territorit. "Çështjet e territorit dhe me atë çfarë kanë ndodhur këto vite, duhet konsideruar një krim, ndryshe nga krimet e tjera në kurriz të shoqërisë, do të ketë efekte të parikuperueshme për një kohë të gjatë. Ky është një krim që një brez politik apo shoqëror, nuk merr një zgjidhje të merituar. Krimi mbi territorin është i parikuperueshëm për shkak se së pari, krijon efekte ose difekte demografike, efekte sociale, ekonomike dhe dëmton pa dyshim zhvillimin e qëndrueshëm të vendit në përgjithësi", tha Blushi. Sipas deputetit socialist, "ka nevojë për një reformë tërësore për mbrojtjen e territorit, një reformë e cila në radhë të parë të marrë parasysh këto interesa, sociale në radhë të parë dhe më pas ligjore. Një reformë e cila nuk mund të ngrihet mbi konceptin që ngrihet reforma e sotme mbi territorin".