Maksimumin për të fituar
08/02/2005 Gjermani i stolit kuqezi shprehet se tashmë skuadra është gati, dhe se të gjithë do të japin më të mirën në fushën e lojës
“Herr” Brigel beson. E, nëse është pikërisht ai gjerman “i ftohtë”, që paraqitet optimist për sfidën e 9 shkurtit kundër Ukrainës, nuk ka asnjë arsye që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve. “Unë mund t’ju siguroj që të gjithë lojtarët dhe unë gjithashtu do të bëjmë maksimumin për të fituar. U premtoj të gjithëve se ne do të bëjmë të pamundurën”. Sigurisht që problemet kanë vijuar ta shoqërojnë përfaqësuesen në këto ditë të grumbullimit: Murarti konfirmohet që nuk do të luajë, ndërkohë që Aliaj ka vetëm 10% shanse të jetë në fushë. Asnjë panik, gjermani siguroi se të gjithë ata që mund ti zëvëndësojnë janë plotësisht gati.
Ukraina po vjen?
Ne jemi gati. Në këto ditë jemi stërvitur shumë mirë! Të gjitha përshtypjet më të mira për futbollistët, të cilët kanë ardhur gjatë këtyre dy ditëve. Për fat të mirë, të gjithë lojtarët, të cilët kanë ardhur gjatë ditës së sotme nuk janë dëmtuar në dy ndeshjet e djeshme.
Po në lidhje me dëmtimet e shumë futbollistëve titullarë?
Po, është e vërtetë që kemi dëmtime. Madje, mund të konfirmoj këtu para të gjithëve se Murati nuk do të luajë, ndërkohë që Aliaj ka vetëm 10% shanse. Për të tjerët nuk kemi shumë shqetësime.
Lojtari i Tiranës, Ansi Agolli është përforcimi i fundit?
Po, ai është një lojtar që gjithnjë ka qënë nën vëmendjen tonë dhe mund të them që është një opsion i mirë për ta filluar ndeshjen që nga minuta e parë. Ai mund të luajë si mbrojtës ashtu edhe mesfushor.
Dy fjalë për Ukrainën...?
Është skuadra më e mirë e grupit. Këtë e tregon shumë mirë edhe renditja. Ata janë në vend të parë. Gjithsesi, ne i kemi marrë të gjitha masat, sepse shpesh kemi diskutuar me lojtarët dhe me stafin se si mund të përballohen ata. Unë e them publikisht dhe pa as më të voglin dyshim, se të gjithë lojtarët që do të zbresin në fushën e lojës, do të japin maksimumin.
Nëse luajmë me 3-5-2 kush do të jenë dy mbrojtësit?
Nuk e di. Di që është në dyshim Aliaj, ndërkohë që Murati nuk luan fare. Pastaj nuk është e thënë që do të luajmë me 3-5-2, mund të përdorim edhe skemën 4-5-1.
Po me këtë mënyrë loje kush do të jetë në krahun e majtë?
Unë mund të siguroj që do të luaj Haxhi, për të tjerët ende nuk e di. Sot (dje) në mbrëmje, do të filloj bisedimet kokë më lojtarët dhe do të vendosim me mirëkuptim se kush do të zbresë në fushën e lojës.
A ka ndonjë titullar të sigurtë?
Po disa janë. Haxhi, Skela, Cana, Tare, Lala e Çipi do ta fillojnë ndeshjen nga minuta e parë. Të tjerët të shohim!
A është mbrojtja një shqetësim real?
Po, unë dhe stafi kemi kohë që mendojmë se do ti zgjidhim mungesat e mbrojtjes dhe e kemi përvijuar një ide.
Dallku do të luajë që nga minuta e parë?
Është një lojtar i zoti ashtu si të gjithë ata që kemi në dispozicion. E thashë që formacionin do ta vendos pasi të kem folur me lojtarët...
A do të luajë që nga minuta e parë Strakosha?
Unë e kam thënë edhe më parë që një nga tre portierët që kemi në dispozicion do ta fillojë lojën që nga minuta e parë...
Cila do të jetë taktika e mbrojtjes për Shevçenkon dhe Voronin. Do të mbulohen një për një, apo në mbrojtje zonale?
Më duket e tepërt të shpjegoj se koha e mbrojtjes një për një tashmë ka perënduar. Ne do të mbulojmë në zonë.
A do të kënaqet Brigel vetëm me një pikë?
Kjo varet nga mënyra se si do të shkojë ndeshja. Nëse rekuperojmë ndonjë disavantazh të pafat, atëherë nuk kam arsye pse të mos jemi i kënaqur.
Lojtarët e kampionatit janë zgjedhur për shkak të dëmtimeve apo sepse kanë treguar cilësi edhe e meritojnë këtë fanelë?
Përveç Dallkut dhe Osmanit, që kanë treguar shumë kualitete në këtë sezon, të tjerët kanë qënë edhe më parë në përfaqësuese. Kështu që nuk mendoj se janë zgjedhur rastësisht. Ata kanë qenë gjithmonë nën vëmendjen time.
Keni thënë që nëse Tare është në formë do ta fillojë ndeshjen nga minuta e parë. Po tani pa stërvitjes e konfirmoni këtë fakt?
Po, Tare do të luajë që nga minuta.
Po Bogdani?
Nuk mund ta them dot tani....