Pitkini, "proletari" fitimtar i Hoxhës

08/02/2005 Sër Norman Wisdom, ose i njohur ndryshe si Pitkini, ka deklaruar se do të tërhiqet nga karriera e tij artistike, një karrierë që vazhdon prej më shumë se 55 vite. Legjenda e komedisë festoi 90-vjetorin e lindjes vetëm pak ditë më parë, më 4 shkurt
Ishte Enver Hoxha, i cili, në mënyrë paradoksale e shndërroi figurën e tij në një kult për shqiptarët. Kur Shqipëria ishte e izoluar nga të gjitha kontaktet me botën e jashtme, Hoxha dhe regjimi i tij, i konsideruan komeditë e Norman Wisdom si një argëtim i mirë për qytetarët shqiptarë. Në këndvështrimin e Hoxhës dhe ideologjisë së tij, Pitkini prezantonte proletarin, i cili del fitimtar, në luftën e tij kundër kapitalistëve, të personifikuar te personazhi i z.Grimzdel, ndërsa shqiptarët, nga ana e tyre, thjesht qeshnin dhe zbaviteshin shumë me të
Karriera e tij vazhdon prej më shumë se 55 vitesh, por roli i Pitkinit dhe fraza e famshme "z.Grimzdel", do bënin të njohur këtë veteran të komedisë. Sër Norman, i cili jeton në Isle of Man, e ka përshkruar dikur veten e tij si një "budalla të shkurtër, i cili ka patur shumë fat në jetë", por që, gjithsesi, u shndërrua në një institucion të komedisë britanike. Por mesa duket, ai ka vendosur të "tërhiqet" nga profesioni i tij. "Ai e ka menduar shumë këtë vendim. Ndoshta edhe familja e tij mund të ketë influencuar në këtë vendim, pasi ai ka dëshiruar të jetë më shumë pranë saj. Por gjithashtu, ai është i bindur se të 90 vitet që ka mbi supe, janë një arsye e mjaftueshme për t'u 'çlodhur' dhe për t'u ndalur", ka deklaruar për BBC, agjenti dhe menaxheri i tij, Johnny Mans. "Sër Norman, i cili ka marrë edhe titullin e kalorësit në vitin 2000, ka shprehur dëshirën që të ketë më shumë kohë në dispozicion për të luajtur golf", ka shtuar Mans. Por, pavarësisht nga ky vendim, ai nuk mund të tërhiqet pa përfunduar një shfaqje të tij në linjën e kruazierës së Karaibeve dhe teatrin e varietesë në "Theatre Royal" të Norvegjisë.
Talenti muzikor, çelësi i suksesit
"Pitkini" lindi në vitin 1915 në Londër dhe kaloi një fëmijëri tepër të vështirë. Pas ndarjes së prindërve, ai dhe vëllai i tij, u detyruan të mbijetonin në rrugët e Londrës, duke fjetur edhe në stolat e parqeve. Në moshën 14-vjeçare ai braktis shkollën dhe futet në ushtri, si anëtar i bandës. Do të ishte ushtria dhe talenti i tij i madh muzikor, i cili do t'i hapte rrugën e karrierës së ardhshme. Talenti dhe sukseset e tij në koncertet që jepte ushtria, do të tërhiqnin vëmendjen e aktorit britanik, Rex Harrison, i cili do ta këshillonte të ndiqte karrierën e tij në kinematografi. Pas nënshkrimit të kontratës me "Rank Organisation", ai do të luante në 19 filma gjatë viteve '50-'60, ku ai do të luante me xhaketën e tij të shkurtër dhe beretën të famshme, duke sfiduar fatin dhe z.Grimzdel, për të gjetur vajzën e zemrës në finale.
Kalorësi dhe Sër Norman...
Disa e kanë quajtur punën e tij lojë fëmijësh dhe janë përpjekur ta ironizojnë, por loja e tij, plastika e tij dhe sharmi i tij janë vlerësuar nga njerëz të të gjitha moshave. Norman ka thënë se, Charlie Chaplin ka qenë aktori komik më i preferuar. Ky aktor "fëmijë" do të hynte në Broadway në vitet '60 dhe jo vetëm që do të merrte kritika të shumta e pozitive, por do të kandidonte edhe për një çmim Oscar, për rolin e tij në filmin "The Night They Raided Minsky's", një evokim spiritual i ditëve të lavdishme të teatrit burlesk amerikan. Edhe në ditët tona, niveli dhe cilësia e interpretimit të tij, kanë influencuar ndjeshëm, një tjetër komedian të mirënjohur britanik, Lee Evans. Megjithatë, ai nuk do të njihet asnjëherë si krijues i artit të shtatë, por si një "punëtor" shumë i talentuar. Ai i ngjan grupeve të rokut, që ndoshta nuk shiten më në Evropë, por që vazhdojnë të jenë të mëdhenj në Japoni. Talenti dhe fama e tij do t'i jepnin në vitin 2000 një nga vlerësimet më të mëdha në Britani, titullin kalorsiak, Sër, të cilin do t'ia dorëzonte vetë mbretëresha Elizabet.
Pitkini, Princi i komedisë në Shqipëri
Ajo që të tërheq më shumë vëmendje në shkrimin e BBC-së, është fakti se nuk është harruar aspak të përmendet reputacioni i tij i veçantë në vendin tonë, madje, duke e cilësuar si princin e aktorëve komikë për Shqipërinë. Filmat e tij janë shfaqur në të gjithë botën, por ai është "shumë popullor, veçanërisht në Shqipëri", kryesisht në periudhën e regjimit stalinist të Enver Hoxhës. Ishte Hoxha, i cili, në mënyrë paradoksale e shndërroi figurën e tij në një kult për shqiptarët. Gjatë Luftës së Ftohtë, kur Shqipëria ishte e izoluar nga të gjitha kontaktet me botën e jashtme, Hoxha dhe regjimi i tij i konsideruan komeditë e Norman Wisdom si një argëtim i mirë për qytetarët shqiptarë. Në këndvështrimin e Hoxhës dhe ideologjisë së tij, Pitkini prezantonte proletarin, i cili del fitimtar në luftën e tij kundër kapitalistëve, të personifikuar te personazhi i z.Grimzdel apo edhe të aspekteve aristokratike të tij, nën interpretimin e Jerry Desmonde. Ndërsa shqiptarët, nga ana e tyre, thjesht qeshnin dhe zbaviteshin shumë me të. Madje, BBC, nënvizon faktin se gjatë vizitës së tij në Shqipëri, në vitin 2001, prezenca e tij në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa", do të tërhiqte më shumë vëmendjen e publikut, se sa ylli i futbollit anglez, David Beckham, i cili stërvitej në fushë pak para fillimit të takimit të ekipeve përfaqësuese të dy vendeve. "Ai është i madh në Shqipëri, titulli kalorsiak etj., provojnë se ai mbetet i madh edhe në Britani", thuhet në një nga shkrimet e botuara në sitet e BBC-së.