Integrimi i vendit: Replika Topalli-Dade
Autori i Lajmit: red.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në seancën e djeshme plenare ka shkëmbyer replika me deputeten e Partisë Socialiste, Arta Dade e cila ka theksuar se mazhoranca qeverisëse ka larguar vendin nga proceset integruese. Nga ana e saj, Topalli e ka cilësuar PS-në si një parti që ndodhet në një pozicion fare të dobët. “PS është një parti në pikiatë. Askush nga zyrtarët e huaj që kanë ardhur në Tiranë nuk ka kërkuar të takojë përfaqësuesit e saj. Nga shtatori, tetori e nëntori këtu do të vijnë kryetari i senatit të Çekisë, Kanadasë, zyrtarë nga Spanja dhe vende të tjera. Kjo është mbështetja që ndrëkombëtarët po i japin reformave”, - ka pohuar Topalli. Ndërsa Dade përveç akzuave direkte ndaj Topallit ka kritikuar mazhorancën qeverisëse duke nënvizuar se e ka larguar vendin nga proceset integruese. “Ju jeni përfaqësuesja më e keqe e Parlamentit. Do të ishte mirë që ju të largoheshit vetë. Më shumë se kushdo, ju personalisht dhe kryeministri Berisha e mbani Shqipërisë larg proceseve integruse dhe larg Evropës. Duhet t ia lini vendin personave të përgatitur”, - ështe shprehur Dade.
Ky lajm është publikuar: 29/07/2008