Berisha dënon aktet terroriste në Stamboll
Autori i Lajmit: red.
Kryeministri Sali Berisha i dërgoi dje një mesazh ngushëllimi dhe mbështetjeje Kryeministrit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, përmes të cilit dënoi aktet terroriste me vendosjen e bombave në Stamboll, si pasojë e të cilave humbën jetën njerëz të pafajshëm dhe u plagosën shumë të tjerë. Zyra e shtypit pranë Kryeministrit bëri të ditur se përmes këtij mesazhi, Berisha i shprehu Erdoganit dhe popullit mik turk solidaritetin më të madh, të plagosurve urimin për një shërim sa më të shpejtë dhe familjarëve të viktimave ngushëllimet më të sinqerta. Në mesazh, Kryeministri Berisha shpreh bindjen se autoritetet turke do t i japin përgjigjen e merituar autorëve të këtij krimi të shëmtuar dhe këtyre akteve çnjerëzore.
Ky lajm është publikuar: 29/07/2008