E Diel, 1 Nëntor 2026

“Raporti i ODIHR-it, dokumenti më i mirë që ka dalë deri më sot”

21-08-2011 / Gazeta 55

Flet Eksperti i Çështjeve Zgjedhore, Oerd Bylykbashi

Oerd Bylykbashi, ish ekspert i OSBE-së për çështjet zgjedhore dhe drejtor i kabinetit të kryeministrit Berisha, në një prononcim për mediat u shpreh se raporti i ODIHR për zgjedhjet referuar në kohë, është raporti më i mirë. “Në këtë këndvështrim, raporti është dukshëm një progres i shënuar karshi vitit 2009 dhe mbetet raporti më i mirë që ka dalë deri më sot” - theksoi Bylykbashi.
Lidhur me paragrafin e raportit të ODIHR ku thotë se vendimi i KQZ-së, vendimi nr. 709, nuk kishte një bazë të qartë ligjore, për numërimin e fletëve të hedhura në kutinë e gabuar, eksperti i çështjeve zgjedhore Bylykbashi thotë se zgjedhjet s’do ishin kompetitive pa numëruar të gjitha votat. “Raporti thotë që zgjedhjet ishin kompetitive dhe këtë të tërë e pranojnë, dhe ato s’do ishin kompetitive në mënyrë efektive, nëse nuk numëroheshin të gjithë fletët e votimit. Në asnjë moment raporti i ODIHR-it nuk e vë këtë në dyshim. Diskuton për aspekte procedurale, por që në asnjë rast nuk prevalojnë mbi parimin që të gjithë votat duhet të numërohen” - thotë Bylykbashi. Si bashkë-autor
teknik i kodit aktual me Damian Gjiknurin, Bylykbashi pranon se reforma e ardhshme do të jetë gjithëpërfshirëse, njësoj si rekomandimet e fundit të ODIHR-it dhe njësoj si një ftesë që demokratët u kanë drejtuar më parë tërë spektrit politik. “Unë jam i sigurt që këtë format do të ketë edhe reforma e ardhshme. Ai thekson edhe rëndësinë që ka për reformën e ardhshme zgjedhore, që të dy forcat kryesore politike të bien dakord njëra me tjetrën, për shkak të shumicës së cilësuar”.
Lidhur me rishikimin e formulës së kompozimit të KQZ eksperti i zgjedhjeve, Bylykbashi vëren se do diskutohen elementët që çojnë në rritjen e besimit tek institucioni që administron zgjedhjet. “Në fakt ne do të kemi mundësinë të shikojmë cilët do të jenë ata elementë që do ta na e rrisin besimin te KQZ? Është vetëm përbërja apo edhe procedurat? - thotë ai.
A do të jetë reforma zgjedhore një reformë më e gjerë apo jo? Oerd Bylykbashi jep një përgjigje që mund të mos i pëlqejë të gjithëve. “Gjithmonë ka nevojë për të ndryshuar diçka tjetër, por sa i takon ndryshimit të kushtetutës, kryeministri dha një përgjigje shteruese para ca ditësh”.Ndryshimi i Kushtetutës, sidomos neni për zgjedhjen e presidentit, është një nga kërkesat kryesore të opozitës, pas pendesës që shprehu Edi Rama, për amendimin e ligjit themeltar të shtetit 3 vjet më parë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›