E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj: Edi Rama, kërcënim për performancën e PS-së në opozitë dhe sfidat e saj elektorale

Në Shqipëri sot do të mblidhet Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste, i cili pritet të bëjë një analizë të zgjedhjeve të 28 qershorit dhe rezultatit që solli humbjen e kësaj force politike si dhe të administrojë kandidaturat për kryetarin e ardhshëm të partisë socialiste pas ndërprerjes së mandatit të kryetarit aktual Edi Rama. 

E gjithë kjo periudhë është shoqëruar me debate brenda socialistëve të ndarë në dy linja: njëra zyrtare e përfaqësuar nga vetë Edi Rama, sipas së cilës humbja në zgjedhje është shkaktuar nga deformimet dhe manipulimet sipas tyre të procesit zgjedhor dhe linja tjetër e një grupi përfaqësuesish socialistë të cilët kritikojnë Edi Ramën dhe kërkojnë prej tij mbajtjen e përgjegjësive për humbjen. Ky grup ka propozuar edhe një paketë ndryshimesh statusore të cilat synojnë pakësimin e kompetencave të kryetarit dhe zgjerimin e rolit të institucioneve partiake. Kjo kërkesë e tyre u rrëzua dy ditë më parë nga kryesia, megjithatë dje ata kanë mbledhur firmat e 300 nga afër 1200 delegatët e kongresit për të kërkuar nesër futjen në rendin e ditës të paketës së ndryshimeve në statut.

Kongresi do të hapet sot me një raport mbi manipulimet që sipas socialisteve janë bërë gjatë procesit zgjedhor e që ata i cilësojnë si krim elektoral. Në pjesën e fundit të kongresit do të dëgjohen edhe platformat e kandidatëve për kryetar, ku konkurrojnë Edi Rama dhe anëtari i kryesisë Arben Malaj. 

Një pjesë e socialistëve thonë se është e rëndësishme që paketa e ndryshimeve në statut të merret në shqyrtim në këtë kongres, si mendoni ju përse?

Besoj së pas humbjes për të dytën herë, pasi PS-ja gjendet në opozitë, sigurisht që edhe ne pajtohemi se këto zgjedhje ishin një shans i humbur, por nga ana tjetër nuk mund ta fsheh dot faktin që ne jemi në opozitë. Ne jemi në  opozitë dhe publiku kërkon ndryshime cilësore. Paketa e propozuar besoj se do të sjellë një staf pozitiv, jo vetëm nga ajo që propozon, por edhe nga fryma e besimit që krijohet në Partinë Socialiste. Këmbëngulja  për të mos krijuar akses për ta diskutuar këtë platformë dhe për të votuar këtë platformë, duket se krijon një vështirësi shpesh në funksionimin e forcës sonë politike. Aq më tepër në këtë moment të vështirë që jemi.

Si i konsideroni ju argumentet ndryshe, se ato duhen të trajtohen në një moment tjetër, ndryshimet në Statut? 

Është e vërtetë që Statusi i një forcë politike, gati kushtetuta e asaj force politike, por mendoj se në raste kur kërkoj të kthej një besim, kërkoj të bashkojmë forcat, të bëhem më efektivë. Kizat janë në momentin të cilat besohet këndvështrimi dhe aftësia për të bërë kompromise. Sigurisht që Statuti i Partisë Socialiste, duhet ketë përmirësime të vazhdueshme në dinamikë, por qëndrimi i kategorisë kundra, aq më tepër një lloj solidariteti, shqiptarëve u paraqit e njëjta kryesi dhe në 30 minuta ju ndryshoi Kushtetutën 3 milion shqiptarëve. Ndërsa tani nuk jep një kompromis më të diskutuar për të votuar dhe pastaj për të parë një rezultat më konkret për kushtetutën e saj, që i thonë 60 mijë 70 mijë shqiptarë. Ky nuk do të jetë ndryshimi i fundit, por qëndrimi ndaj propozimeve ndaj mendimit kundër. Nuk është një mesazh i mirë qoftë për kryesinë e PS, qoftë për liderin aktual.

Një rrëzim i mundshëm i kërkesës për të marrë në shqyrtim ndryshimet në Statut, a mendoni se rrezikon të sjellë një përçarje të re në Partinë Socialiste? 

As do ta dëshiroja, as do të angazhohesha, por nëse do të kemi këtë lloj situate midis grupimit që janë krijuar në Partinë Socialiste, performanca e saj qoftë në opozitë, qoftë në sfidat e saj elektorale do të jenë të cenuara. Do të jetë një përgjegjësi e madhe e lidershipit të Partisë Socialiste, duhet të dalim për të rifilluar një bashkëpunim i cili ka pak dëshirë për vlerat morale, dhe cilësitë e lidershpit. 

Linja zyrtare e Partisë Socialiste me kryetarin Edi Rama thonë se zgjedhjet janë humbur për shkak të manipulimeve, të paktën sipas vendimit të asamblesë se kryesia juaj nuk do ta njohin rezultatin dhe thonë si parlamentin e ri, si qeverinë e re, do të formohet në integritet të cunguar? Partia juaj do të hyjë apo jo në parlament, pasi është një çështje e lënë jo fort e qartë? 

Ky është dallimi midis nesh dhe Partisë Socialiste, ne pajtohemi që këto zgjedhje patën probleme, ne pajtohemi këtë zgjedhje për ne ishin një shans i humbur. Ne jemi të shqetësuar se vlerësimi në këtë zgjedhje mund të pengojë apo të japë negativisht në procesin e integrimit Evropian të Shqipërisë. Por nga ana tjetër ne i kemi bërë të qartë opinionit publik që ne duhet ta bëjmë opozitën që të funksionojnë institucionet e vendit tonë. Ne duhet të jemi atje që në atributet e opozitës të rrisim kërkesën për mirëqenien e vendit, të ndihmojmë për procesin integrues. Dhe vetëm në qoftes këto zgjedhje mund të pengojnë integrimin e vendit, Partia Socialiste ka përgjegjësi që kërkon zgjedhje të parakohshme, dhe ta krijojë mundësinë që vendi mund të ndjejë pasoja negative si dhe pa standarde. Është një përgjegjësi e madhe dhe ne kemi marrë mbështeten e asamblesë kombëtare. Partia Socialiste do ta bëjë opozitën e saj brenda institucioneve. Varet nga angazhimi konkret i lidershipit, por mbetja jashtë institucioneve e Partisë Socialiste do të ketë një kosto shtesë në të ardhmen  e saj politike.

Keni kërkuar transparencë në garën për kryetar, cilat janë arsyet e një kërkese të tillë, mendoni se nuk do të ofrohen kushtet për një garë të ndershme? 

Sigurisht që gara në Partinë Socialiste, ishte e imja dhe e kolegëve të cilët sot nuk do dihen sa janë, apo kolegëve që janë pjesë e së majtës brenda Partisë Socialiste. Është për ta ndihmuar Partinë Socialiste, jo një garë për të krijuar konflikte të reja për të sjellë kriza të reja. Nëse keqpërdorimi i autoritetit të liderit dhe të mbështetësve të tij në Partinë Socialiste do të vazhdojnë të keqpërdorin procesin zgjedhor, do të jetë një përgjegjësi e madhe. Ne jemi për një garë që na çon drejt një efiçense më të madhe politike, jo në një garë që na çon në një grindje pa fund.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›