E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leonard Solis paralajmëron bashkimin e PBDNJ-së me koalicionin qeverisës

“PD ka fituar, koalicioni me LSI-në, nuk do të ketë kriza këtë 4-vjeçar” PBDNJ do të shqyrtojë edhe një here ofertën e Kryeministrit për të marrë pjesë në qeverisjen e re në strukturat e saj vendimmarrëse. Fakti konfirmohet nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie Leonard Solis. “Shumë shpejt do të mbledhim të gjitha strukturat tona dhe ju përmbahemi të gjitha fjalëve që kryetari i PBDNJ ka deklaruar”, shprehet Solis. PBDNJ nënshkroi një marrëveshje paraelektorale me PS-në për zgjedhjet e 28 qershorit, por në përfundimin e tyre, partia e Dules lëshoi akuza të ashpra për vjedhje votash kundrejt aleateve socialiste ndërsa atëherë vetë kryetari përjashtoi mundësinë e rikthimit në qeveri. Por me ftesat e herëpashershme të Kryeministrit Sali Berisha pas zgjedhjeve të 28 qershorit dhe qëndrimet e kundërta më PS, duket se po e afrojnë gjithnjë e më tepër rikthimin e PBDNJ-së në qeverinë e re për të cilën Solis shprehet se do të ketë jetën e gjatë. “PD ka fituar. PS nuk ka fituar zgjedhjet për mënyrën se si erdhën. Unë parashikoj një mandate 4-vjeçar të koalicionit PD- LSI dhe nuk parashikoj kriza” thotë Solis. Duke e komentuar garën për kreun e PS-së, Solis, e cilëson atë si model komunist.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›