E Diel, 1 Nëntor 2026

I vetmi kandidat “serioz” që ka zyrtarizuar pjesëmarrjen në garë, Shkëlqim Meta

Serioziteti i garës për kryetar të PS-së në dyshim

Shkëlqim Meta, personazhi i njohur që vite e vite më parë, protestoi me ndonja 10 mbështetës të tij para selisë së PS-së, nën sloganin “duam formularin”, me shpalljen zyrtare të kandidaturës së tij për kreun e PS-së, ka zyrtarizuar degjenerimin e këtij procesi zgjedhor në këtë parti.    

Në prag të Kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste dhe teksa debati është fokusuar te tërheqja e Ben Blushit nga gara dhe e mundësisë së kandidatit tjetër Arben Malaj për tu tërhequr me këto rregulla loje sipas tij, një personazh jo i panjohur del në skenë. Ai quhet Shkëlqim Meta dhe do të kandidojë për kryetar të Partisë Socialiste siç ka bërë edhe dy herë të tjera. Sipas tij vjedhja e votave ka bërë që ai të humbasë dy herët e tjera. Shkëlqim Meta kandidati që aspiron për ruajtjen e demokracisë së brendshme në Partinë Socialiste me kandidimin e tij përballë Edi Ramës, ka edhe platformën e tij. 

Për Shkëlqim Metën, formulari që mundi të sigurojë para kandidimit të parë, i jep atij “statusin” e kandidatit të përhershëm për kryetar të kësaj partie. Njëherazi ai formular, i jep atij edhe të drejtën të zhvlerësojë këtë garë, nën nivelin e seriozitetit që ajo duhet të ketë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›