E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj: Jam kundër vendimit të Ramës për bojkotin e Kuvendit

29/08/2011  Takimi me të rinjtë e Kuçovës

KUÇOVË- Nga Kuçova deputeti socialist, Arben Malaj, është shprehur kundër vendimeve të kreut të PS-së, Edi Rama, për bojkotimin e Kuvendit. Në lidhje me kundërshtitë e disa prej deputetëve mbi bojkotimin e Kuvendit Malaj u shpreh se "Ne kemi një debat që nuk e fshehim dot, jemi disa koleg deputetë që mendojmë që ne duhet të jemi në parlament”. Më tej ai shtoi se ky nuk është gjunjëzim ndaj Berishës kjo nuk është se ne po vemi kokulur, pasi na ka vjedhur votat Berisha, tha Malaj. “Berisha nuk e ka fitoren morale as për zgjedhjet e 2009 as për zgjedhjet e 2011, por Berisha vazhdon të qeverisë dhe qeverinë qendrore. Tani mori dhe kryeqytetin kështu që ne duhet ta mundim, po që ta mundim duhet të jemi së pari në Parlament. Mendoni ju që ne do të rrimë jashtë Parlamentit dhe të themi që në vitin 2013 ne do ta qeverisim Shqipërinë”, pohoi Malaj. “Po të njëjtën gjë do bëjë dhe Sali Berisha do dalë jashtë do fillojë të djegë institucionet do pengojë dhe do ta bëjë skenarin politik si bënë dhe vendet e tjera. Ne nuk do t’i japim alibinë Sali Berishës pas gjashtë vjetësh në pushtet që meqë ne jemi jashtë institucionit këtë të drejtë ke dhe t’i kur të qeverisim ne”, përfundoi Malaj. Më pas takimi ka vijuar me pyetje që simpatizantë të kësaj partie dhe të rinj i kanë bërë deputetit socialist në lidhje me qëndrimet e tij dhe grupit që ai përfaqëson, dhe për situatat politike në vend. Njërës nga pyetjet se si do të vazhdojë lufta politike tani pas humbjes të Tiranës? - Malaj i është përgjigjur duke thënë se “Mendimi im dhe i grupit tim është se do ta vazhdojmë në Parlament për t’i lënë Berishës të kuptojë se e majta di të luftoj në rrugë institucionale për të marrë pushtetin”. Në këtë rast duke iu larguar rrugës njëherë dhe përgjithmonë, pasi sipas Malajt kërkimi për të marrë pushtetin nga rruga i ka ikur koha. Një tjetër pyetje për vijimin e kongresit të PS-së, për ristrukturimin e strukturave të PS-së dhe organizimin e saj në tërësinë e vet? Malaj u përgjigj se “Për kongresin duhet pasur një kujdes të veçantë, pasi delegatët apo si dhe i themi përfaqësuesit e strukturave nuk duhen përpunuar, por ata duhen lënë të lirë në përzgjedhjen e tyre duke mos u cunguar votën në zgjedhjen e strukturave të larta të tyre, duke bërë këtë kemi cunguar dhe ristrukturimin e tyre”, përfundoi Malaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›