Shkodër, PDK publikon listën me 11 kandidatë
Partia Demokristiane ka prezantuar dje listën e 11 kandidatëve për deputet, që do të konkurrojnë për zgjedhjet e 28 qershorit nën siglën e PDK-së. Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, do të kryesojë listën për Qarkun e Shkodrës dhe emri i tij do të pasohet nga Alma Kurti, Alba Pistulli dhe Flora Gjelaj. Në listat e kandidatëve për deputet, nën siglën e PDK-së është edhe Mark Kroqi, Mark Lutaj dhe Xhevat Hoxha. Deputeti aktual, Frrok Gjini, do të kërkojë një mandat tjetër, duke konkurruar në Pukë. Në listë përfshihen edhe emrat e Gjelosh Prendit dhe Broz Pjetranit.
Në këtë listë, përveç kryetarit të partisë, konkurrojnë dhe emra të njohur të Qarkut Shkodër, por dhe politikës shqiptare.
Mark Luma, ish-kryetar komune, propozuar nga dega e PDK në SHBA, do të jetë kandidat në Malësinë e Madhe.
"Kam bindjen se kandidatët tanë përfaqësojnë vlerat më të mira qytetare dhe kristiane të qarkut tonë, që njihet si qendër e Krishtërimit në Shqipëri, që njihet për sakrificat që ka bërë për të mbrojtur vlerat kristiane dhe europiane që ne përfaqësojmë", u shpreh kryetari i PDK-së, dega Shkodër, Mark Krroqi. Nard Ndoka kryeson listën e deputetëve shkodranë dhe në listë përfshihen emra të njohur, si deputeti Frrok Gjini dhe ish-deputeti Mark Krroqi.