E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza ekonomike, Shqipëria si vendet e Botës së Tretë

Afganistani, Algjeria, Shqipëria,
Kina, Bangladeshi,
Azerbajxhani, Bhutani.
Të gjitha këto janë nga lista e
vendeve, të cilat do të preken
më pak, ose aspak, nga kriza
që ka përfshirë botën këtë vit.
Këto vende kanë gjithashtu edhe
një të përbashkët tjetër: janë të
gjitha në listën e vendeve me të
ardhura të ulëta, më saktë, janë
aq të varfër, sa falimentimi i bankave
amerikane, nuk i prek fare.
Me përjashtim të Kinës, janë të
gjitha vende që i detyrohen bujqësisë
për sigurimin e një pjese
të konsiderueshme të prodhimit
kombëtar. PBB për frymë, për
këto vende varion nga 500 dollarë
në vit, në rastin e Afganistanit,
në 3450 dollarë në vit, në rastin
e Shqipërisë.
Statistikat e gjendjes ekonomike
botërore të publikuara
këtë javë nga Fondi Monetar
Ndërkombëtar paraqesin një
lidhje të fortë mes nivelit të zhvillimit
të vendeve dhe shkallës së
prekjes nga kriza. Sa më i zhvilluar
të jetë vendi, aq më shumë do
të tkurret ekonomia këtë vit dhe
anasjelltas. Afganistani p.sh., do
të ketë këtë vit rritje ekonomike
9 për qind, Bangladeshi, 5 për
qind etj. Në anën tjetër të grupit
të vendeve të varfra, rritja do të
jetë më e ulët. Shqipëria, e cila
ka PBB për frymë 3450 dollarë, do
të rritet me 0.4 për qind. Bosnja,
me 4100 dollarë për frymë, do
të ketë rënie ekonomike 3 për
qind. Algjeria, e cila ka PBB për
frymë të njëjtë me Shqipërinë,
do të "gëzojë" rritje ekonomike
2.1 për qind.
Mes të pasurve, Gjermania,
me PBB për frymë 44 mijë dollarë,
do të ulet me 5.6 për qind.
Kriza pritet t‘i marrë mesatarisht
çdo gjermani, 7300 dollarë. Shqipërisë
nuk do t‘i marrë gjë, por
shqiptarët do të humbasin dy vjet
rritje ekonomike dhe në terma
realë do të varfërohen, për shkak
se rritja ekonomike konsiderohet
e tillë, kur është më e lartë sesa
rritja e popullatës.
Më i varfër, më i lumtur?
Shqipëria dhe Qipro pritet të
jenë dy vendet e vetme në kontinentin
evropian, të cilat do të
kenë rritje ekonomike në vitin
2009, që gjithsesi është minimale.
Mosrënia e ekonomisë shqiptare
në recesion, si pjesa tjetër
e Ballkanit dhe Evropës, është
kthyer në krenari kombëtare.
Gjatë muajve të fundit, zyrtarë
të qeverisë kanë shpallur me
mburrje rritjen ekonomike. Disa
kanë nxituar të marrin meritat
për këtë.
"Shqipëria ka rritje ekonomike,
jo sepse është e izoluar
nga bota, por sepse ne kemi
përgjysmuar taksat për biznesin
dhe kemi hapur vendin për investimet
e huaja", - deklaroi pak
kohë më parë Kryeministri Sali
Berisha.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë,
Ardian Fullani, mendon
pak më ndryshe: "Disa ekspertë e
kanë vlerësuar Shqipërinë si vend
me fat, ndërkohë që disa të tjerë e
kanë gjetur shkakun tek një integrim
i vogël i ekonomisë shqiptare
me ekonominë globale. Banka
e Shqipërisë mendon se arsyeja
kryesore ka të bëjë me vëmendjen
e madhe që i kemi kushtuar këto
vitet e fundit stabilitetit financiar
të sistemit bankar. Ekonomia
shqiptare është e integruar po aq
sa janë të integruara edhe ekonomitë
e tjera të Ballkanit, disa
prej të cilave tashmë janë dorëzuar",
- u shpreh Fullani javën
e shkuar në Parlament, duke ia
dhënë meritat e mosprekjes nga
kriza, vendimmarrjes së tij gjatë
viteve të fundit.
"Arsyeja e prekjes së pakët
nga kriza, në rastin e Shqipërisë,
duhet të shihet te struktura e bazës
ekonomike të vendit", - shpjegonte
një drejtor banke në Tiranë,
pak ditë më parë. "Rreth një e
katërta e PBB-së së Shqipërisë
vjen nga bujqësia. Ky sektor nuk
eksporton, nuk merr kredi dhe
prodhon mallra që do të konsumohen
gjithsesi", - shpjegon ai.
Edhe me turizmin, do të ndodhë
e njëjta gjë. Me produkte turistike
bazë dhe me kërkesë të furnizuar
vetëm nga tregu i brendshëm e
nga kosovarët, Shqipëria mund
të shpëtojë e paprekur. Turistët e
huaj që vijnë në Shqipëri ndahen
në dy kategori: Turizmi zyrtar, ku
përfshihen të huajt që vijnë për
punë, p.sh., vëzhguesit e zgjedhjeve
këtë vit do të "ndihmojnë"
turizmin vendës, si dhe turistët e
tjerë, të cilët, duke qenë se vijnë
në Shqipëri për të gjetur hotelet
dhe restorantet më të lira, nuk
kanë ndonjë ndikim të rëndësishëm
në krahasim me "turistët"
e biznesit.
Këto argumente shkojnë më
shumë për shtat me shpjegimin
se Shqipëria nuk preket nga
kriza, sepse është vend i prapambetur.
Edhe Fondi Monetar
Ndërkombëtar, në analizën për
Shqipërinë që publikoi në nëntor
të vitit të kaluar, kur kriza sapo
kishte fi lluar, thoshte: "Integrimi
i ulët i sistemit financiar shqiptar
në tregun ndërkombëtar,
shërben si një amortizues i
rëndësishëm". Por në muajt në
vijim, FMN ndryshoi mendje.
Gjithçka nga ajo që mund të
quhet "e zhvilluar" dhe "e integruar"
nga ekonomia shqiptare
është prekur tashmë nga kriza.
Ndërtimi, eksportet, etj., janë në
vështirësi serioze.

Ekonomia dhe Prodhimi
i Brendshëm Bruto

Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto është sasia e
mallrave dhe shërbimeve që një ekonomi ka prodhuar
më shumë në krahasim me vitin paraardhës. Rritja
ekonomike konsiderohet pozitive, kur ajo është më e
lartë sesa ritmi i rritjes së popullatës. Por ky është një
tregues vetëm për vendet e pasura. Për vendet e varfra,
rritja ekonomike
2-3 për qind, konsiderohet
e ulët.
Vendi me PBB për
frymë më të lartë në
botë, është dukati i
Luksemburgut. Në
vitin 2008, banorët
e këtij shteti të
vogël, kishin 113
mijë dollarë PBB
për frymë. Këtë vit,
do t‘u tkurret në 95
mijë. PBB për frymë
nuk paraqet gjithmonë
mirëqenien e
qytetarëve të një vendi. Në shumë shtete, kompani të
huaja realizojnë një pjesë të rëndësishme të PBB-së,
nga e cila vendësit përfi tojnë pak ose aspak. Irlanda
është një shembull për këtë. Multinacionalet e huaja
realizojnë 70 për qind të eksporteve, të cilat rrisin treguesin
e PBB për frymë, por vendësit nuk i ndjejnë
këto para. Nga ana tjetër, PBB e lartë nuk nënkupton
gjithmonë mirëqenie, pasi ajo ndahet në mënyrë të
pabarabartë mes banorëve, ndërkohë që fuqia blerëse
e një dollari ndryshon shumë nga njëri vend në tjetrin.
Vlerësohet se një dollar i përdorur në Shqipëri vlen
afërsisht sa 2.5 dollarë të përdorur në SHBA.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›