Aplikimi në BE, delegacioni bëhet gati
Përcaktohet axhenda e delegacionit shqiptar që do të udhëtojë pas tri ditësh drejt Çekisë. Kryeministri Sali Berisha do të dorëzojë më 28 prill, në Pragë, kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Shefi i qeverisë shqiptare ka sigluar tashmë shkresën zyrtare me të cilën do t‘i drejtohet Presidencës së radhës së Bashkimit Evropian, Çekisë, për të qenë vend kandidat për në familjen evropiane.
Delegacioni shqiptar që do të niset drejt kryeqytetit çek mëngjesin e 28 prillit do të kryesohet nga Kryeministri Sali Berisha dhe në përbërje do të ketë ministrin e Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, dhe ministren e Integrimit, Majlinda Bregu. Burimet diplomatike shikojnë ende në dyshim pjesëmarrjen e komisionerit për zgjerimin në BE, Oli Rehn gjatë vizitës së delegacionit shqiptar në Çeki. Pak ditë më parë u dha lajmi se, për shkak të axhendës, diplomati evropian mund të mos shkojë në Pragë, më 28 prill. Më 15 dhjetor të vitit 2008, kur Mali i Zi paraqiti kërkesën për vend kandidat në BE, Oli Rehn ishte i pranishëm në Pallatin Elysse të Francës, vendi që kryesonte Presidencën e radhës. Bashkimi Evropian ka sugjeruar palën shqiptare që statusin e kandidatit ta kërkojë pas zgjedhjeve të 28 qershorit, që në vlerësimin e ndërkombëtarëve do të jenë testi më i rëndësishëm. Pavarësisht kësaj, menjëherë pas takimit në Tiranë midis Kryeministrit Berisha dhe homologut grek, Kostas Karamanlis, qeveria nuk do të humbasë kohë por do të paraqesë kërkesën.
Zyra e Protokollit në Kryeministri ka përfunduar tashmë axhendën zyrtare të delegacionit shqiptar që do të niset të martën drejt Pragës. Në mesditë, Shqipëria do të finalizojë premtimin e Kryeministrit Berisha në janar të këtij viti, kur tha se "Shqipëria do të kërkojë zyrtarisht statusin e vendit kandidat për në BE përpara zgjedhjeve parlamentare". Ndonëse ende nuk është konfirmuar plotësisht, para vizitës së Kryeministrit Berisha në Pragë, ai do të takohet me ambasadoren e Çekisë në Tiranë, për të detajuar hapat e fundit që lidhen me qëllimin e vizitës së qeverisë shqiptare drejt Pragës. Kryeministri Berisha, ministrat Basha e Bregu dhe një ekip këshilltarësh do të udhëtojnë të vetëm drejt Çekisë, duke mos pasur një delegacion të gjerë, siç është vënë re gjatë vizitave të kaluara. Më e fundit ishte ajo e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO me të drejta të plota, kur vendi qëndroi për disa ditë pa krerë shteti për shkak të delegacionit të gjerë.
Nga 27 shtetet anëtare të BE-së, vendi i parë që ka firmosur marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit është Letonia, më 26 tetor 2006, ndërsa i fundit që ka dhënë "OK" për marrëveshjen e MSA-së është Greqia, në janar të vitit 2009. Marrëveshja e MSA-së për Shqipërinë ka hyrë në fuqi më 1 prill të këtij viti. Në janar të vitit 2008, vendi ynë nënshkroi marrëveshjen me Bashkimin Evropian për lehtësimin e lëshimit të vizave. Marrëveshja nuk ishte e vlefshme për Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandën e Veriut, Irlandën, Mbretërinë e Danimarkës, Republikën e Islandës dhe Mbretërinë e Norvegjisë. Marrëveshja përcaktoi një numër procedurash të thjeshtësuara për nxjerrjen e vizave për një kategori personash. Në vitin 1991 janë vendosur marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-Komuniteti Ekonomik Evropian. Përfitimi nga Programi PHARE ishte marrëveshja e parë me Bashkimin Evropian, që u krye në vitin 1992. Vetëm në shtator të vitit 1996, Parlamenti Evropian votoi pro rezolutës për ratifikimin e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, e cila i hapi rrugën ratifikimit të MSA nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Rezoluta
"Duhet të plotësohen kriteret e Kopenhagenit dhe reformat"
PE: "Ok" hapjes së BE-së
me vendet e Ballkanit
Parlamenti Evropian miratoi dje një rezolutë për Ballkanin, me 305 vota pro, 23 kundër dhe 12 apstenime, ku konfirmon se anëtarësimi i këtyre shteteve në familjen evropiane stabilizon rajonin. "Duhen plotësuar kriteret e Kopenhagenit dhe secili vend vlerësohet mbi nivelin e plotësimit të reformave të kërkuara", thuhet në deklaratë. Parlamenti Europian thekson 4 pika në këtë rezolutë: zgjidhja e çështjeve konfliktuale në Ballkan, plotësimi i kritereve për liberalizimin e vizave, bashkëpunimi me gjykatën e Hagës dhe bashkëpunimi ndërparlamentar mes parlamentit evropian dhe parlamenteve të vendeve Ballkanike. Përsa i përket liberalizmit të vizave, PE-ja thekson rëndësinë e këtij procesi si një mjet për ta afruar popullin e rajonit me BE-në. Por në radhë të parë kërkohet që vendet e Rajonit të heqin vizat për njëri-tjetrin sa më shpejt që të jetë e mundur dhe më pas të plotësojnë kushtet individuale për heqjen e vizave. Në një pikë të rezolutës thuhet se BE duhet të shmangë krijimin e një situate ku të krijohen diferenca mes vendeve të Ballkanit, veçanërisht në procesin e liberalizmit të vizave, çka do të thotë se favorizohet liberalizimi për gjithë vendet e rajonit në të njëjtën kohë. Gjithashtu në këtë rezolutë kërkohet që të rriten fondet për bursa studimi për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor. Kërkohet të krijohet dhe një kornizë investimi për rajonin në 2010 që do të koordinojë të gjithë fondet, huatë, apo grantet që jepen nga BE. "Përsërisim se progresi i secilit vend drejt Bashkimit Evropian varet nga përpjekjet individuale për të përmbushur kriteret e Kopenhagenit dhe kushtet e procesit të Stabilizim-Asociimit", deklaroi Presidenca e radhës së Bashkimit Evropian. Unioni, në nivelin e Këshillit të Ministrave të Bujqësisë dhe Peshkimit të mbledhur në Luksemburg, pranoi në parim kërkesën e Malit të Zi për statusin kandidat. Marrëveshja e arritur disa javë më parë në nivelin e përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel u miratua në Këshillin e Parë, pa pritur Këshillin e Ministrave të Jashtëm që mblidhet në fillim të javës që vjen. Sipas procedurës, vendet anëtare i kërkuan komisionit të nisë hartimin e opinionit për gatishmërinë e vendit për të fituar statusin kandidat. Procesi, i cili mesatarisht zgjat rreth një vit, në rastin e Kroacisë dhe Maqedonisë, vendet e fundit që kanë fituar këtë status, ka marrë disa muaj më shumë. Nëse gjithçka shkon mirë për Malin e Zi, siç deklaroi komisioneri evropian për zgjerimin, Oli Rehn, para pak kohësh, procesi pritet të mbyllet nga mesi i vitit 2010. Në komunikatën për shtyp të lëshuar nga Presidenca Çeke e BE-së, pas vendimit në Këshillin e Ministrave të Bujqësisë dhe të Peshkimit, përsëritet se ky akt konfirmon perspektivën evropiane të rajonit të Ballkanit. Marrja e statusit realizohet vetëm pasi Komisioni Evropian të hartojë një opinion pozitiv, në bazë të të cilit vendet anëtare kanë sërish të drejtën e votës. Dëshmitë e qarta të zbatimit të detyrimeve në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, përfshirë pjesën tregtare të saj, janë elementi kryesor për marrjen në konsideratë të aplikimit për anëtarësim të një vendi. Mali i Zi dorëzoi kërkesën për statusin kandidat, që në gjuhën institucionale të BE-së quhet aplikimi për anëtarësim, më 15 dhjetor në Paris, gjatë Presidencës franceze të unionit, e cila u pranua pas katër muajsh.
Francë, Berisha merr mbështetje nga Sarkozi
Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, ofroi dje mbështetjen e tij për statusin e kandidatit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. "Shqipëria do të jetë anëtare e BE-së", tha Sarkozi gjatë takimit në Pallatin Elysee me Kryeministrin Sali Berisha. Presidenti i Francës premtoi se shumë shpejt do të vizitojë Tiranën. Sipas zyrës së shtypit të Kryeministrit, Presidenti Sarkozi dha një vlerësim për kërkesën e Shqipërisë në lidhje me statusin e vendit kandidat. "S‘ka kthim mbrapa, do t‘ju mbështesim", mësohet të jetë shprehur Sarkozi. Nga takimi Berisha-Sarkozi, Shqipërisë iu premtua edhe liberalizimi i vizave që do të vijë paralelisht me realizimin e reformave të rëndësishme në vend. "Marrëveshja e MSA hyri në fuqi, ne jemi marrë vesh me Presidencën Çeke për ta dorëzuar kërkesën përpara zgjedhjeve", u shpreh Berisha në takimin me Presidentin e Francës. Gjatë vizitës në Paris, Kryeministri Berisha dhe ministri Lulzim Basha u takuan edhe me shefin e diplomacisë franceze, Bernard Kushner, i cili theksoi mbështetjen e tij për liberalizimin e vizave me Shqipërinë. Ministri i Jashtëm francez vlerësoi reformat e qeverisë shqiptare, duke konstatuar se ato kanë ndryshuar vendin. "Franca mbështet kërkesën për statusin e Shqipërisë në BE, por edhe për liberalizimin e vizave sipas rekomandimeve që janë dhënë nga Bashkimi Evropian", u shpreh Kushner. Kryeministri mori pjesë gjithashtu në konferencën e organizuar për nder të tij në Paris, nga MEDEF, Shoqata Franceze e Biznesit dhe posaçërisht nga presidenti i Këshillit të Drejtuesve të Kompanive Franceze, Çarles Paradis. Delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Berisha, i cili është duke vizituar Francën me ftesën e Presidentit Sarkozi. Pjesë e delegacionit janë edhe ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, drejtori i kabinetit të Kryeministrit, Arben Imami, dhe një pjesë e këshilltarëve të Kryeministrit.