Malaj: Largimi i Ramës rikthyen besimin e PS-së tek shqiptarët

Anëtari tjetër i kryesisë socialiste, Arben Malaj, mbështeti dje rezolutën e paraqitur nga Ben Blushi, për njohjen zgjedhjeve nga PS dhe bëri thirrje për largimin e Ramës nga PS, si një mundësi kjo, për të rikthyer besimin e PSSH-së, te shqiptarët. “Pas rezultatit përfundimtar të KQZ-së, ku u miratuan mandatet duhet të pranojmë rezultatin. PS nuk mund të humbasë më kohë me debate për rezultatin zgjedhor, ajo duhet të përgatitet me një vizion të gjatë se si do të rikthejë kredibilitetin politik, si do t’i kthejë shqiptarëve besimin”, tha Malaj.
Sipas tij, pjesëmarrja në parlament do të lejojë opozitën të identifikojë problematikat në lidhje me deformimin e procesit zgjedhor.
“Opozita parlamentare nuk do të thotë se PS heq dorë nga vlerësimet e saj kritike per deformimet e mëdha që pati procesi zgjedhor. Pjesëmarrja jonë në parlament na lejon të identifikojmë problematikat”, u shpreh më tej anëtari i kryesisë së PS, Arben Malaj.
...