E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Zgjedhjet e parakohshme, alibi per te 'kaluar lumin'"

Deputeti i Partise Socialiste, Marko Bello, ka cilesuar diten e djeshme objektivin e kryetarit me mandat te nderprere te PS-se, Edi Rama, per zgjedhje te parakohshme si nje alibi te tij per te 'kaluar lumin'. "Opozita ka te drejte te kerkoje zgjedhje te parakohshme, qe ne diten e dyte te perfundimit te zgjedhjeve. Por, qe te ndermarresh nje veprim te tille duhen strategji dhe taktika te studiuara mire. Ne keto kushte, kerkesa e Rames me duket si nje alibi per te 'kaluar lumin' nga kryetari i PS- se", theksoi Bello. Ai shpjegon se eshte kunder bojkotit te Kuvendit, pasi eshte nje rruge qe nuk te con askund dhe qe eshte perdorur dikur pa sukses edhe nga kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha. Sipas tij, bojkoti i institucioneve eshte nje gabim i rende, te cilin nuk do ia deshironte kurre PS-se. Pak dite me pare Kongresi i Jashtezakonshem i PS-se, vendosi qe me 26 shtator te zhvillohen zgjedhjet per kryetarin e ardhshem te partise. Ne gare konkurrojne dy kandidate, Maqo Lakrori, ish-minister ne kabinetet qeveritare socialiste dhe kryetari aktual Edi Rama. Ne Kongres shpalli kandidaturen edhe deputeti socialist, Arben Malaj, por qe me pas u terhoq nga konkurrimi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›