Malaj: PS në Parlament dhe protesta
PS e Vlorës i ka bërë apel dje qytetarëve të protestojnë kundër Qeverisë Berisha. Në një takim me 13 asambletë socialiste të njësive vendore, deputetët Arben Malaj dhe Eltar Dede kanë analizuar situatën e vështirë ekonomike dhe ngërçin politik ku ndodhet vendi. Në Vlorë socialistët do të zhvillojnë brenda këtij muaji tre protesta lokale, ku dy do të zhvillohen në Orikum. Malaj, duke folur para të zgjedhurve të PS-së, është shprehur se beteja duhet zhvilluar, si në Parlament, ashtu dhe në shesh në protesta. "PS duhet që ta vijojë luftën e saj mes protestave,por natyrisht dhe në Parlament, me qëllimin kryesor që mbetet transparenca e zgjedhjeve të 28 qershorit, për të mos pasur sërish zgjedhje të tilla, por edhe t'i kërkojë Qeverisë shqiptare zgjidhjen e krizës që ka pllakosur vendin", është shprehur Malaj.