Qefalia: Kemi prova për manipulime
Deputeti i PS-së Xhemal Qefalia bëri publike dje shkeljet që janë bërë në zgjedhjet e 28 qershorit në qarkun e Tiranës. I ftuar në "Ora News", deputeti i qarkut të Tiranës theksoi se Partia Socialiste disponon prova për shkeljet që janë bërë, duke përmendur që vetëm në zonën e Paskuqanit mungojnë 320 fletë votimi të papërdorura, ndërkohë që kjo zonë ka 600 zgjedhës. Ndërkohë, Qefalia bëri të ditur edhe axhendën e protestave të Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, ku ai është deputet. Sipas tij, protestat do të zhvillohen në Krrabë, Paskuqan, Qeserak, Shëngjergj dhe kudo që banorë kanë pakënaqësi ndaj Qeverisë. Më tej, Qefalia theksoi se opozita është e vendosur për të vazhduar betejën e saj për transparencën e zgjedhjeve, duke shtuar se tashmë protestat do të bëhen nga qytetarët të cilët, sipas tij, janë në minimumin jetik të jetesës.