Svoboda: Opozita në Kuvend, qeveria të bëjë transparencë për zgjedhjet

Strazburg, 11 shkurt, NOA- Zëvendës presidenti
i grupit socialdemokrat në Parlamentin Europian, Hannes Svoboda tha se qëndrimi
i institucioneve evropiane ka qenë i qartë në lidhje me situatën në Shqipëri.
Sipas tij opozita duhet të kthehet në Kuvend dhe qeveria duhet të bëjë transparencë
për zgjedhjet me anë të komisionit hetimor.
Deklarata e numrit dy të grupit social
demokrat në PE u bë sot gjatë takimit me kreun e PS-së Edi Rama.
Mendoj se do të ishte shumë mirë që opozita
të kthehej në Kuvend. Ky ka qenë gjithnjë pikëvështrimi ynë, por qeveria duhet
të veprojë, të thotë se është dakort të bëjë transparencën e plotë të
zgjedhjeve, të thotë se ne njohim si qeveri që opozita e ka pranuar rezultatin
e zgjedhjeve, kjo është e fiksuar dhe Gjykata ka thënë kështu, por në të
njejtën kohë, qeveria duhet të jetë gati për të qenë e hapur dhe transparente,
përfshirë dhe hapjen e kutive të votimit, sepse kjo do të tregojë nëse zërat
për manipulime, kanë patur të drejtë apo jo, u shpreh Svoboda.
xh./NOA