Malaj, Tahirit: Ti s’e ke vendin në PS, ke marrë meritat e të tjerëve

Incidentet në Kombinat, Malaj dhe Tahiri përplasen në Kuvend
Kriza e Partisë Socialiste reflektohet edhe në raportet e deputetëve me njëri - tjetrin, teksa dje gjatë punimeve të seancës plenare, Sajmir Tahiri dhe Arben Malaj, debatuan midis tyre. Pak minuta më pas, nga foltorja e parlamentit, deputetit Tahiri iu tërhoq vëmendja për përjashtim nga Kuvendi, për shkak të akuzave në drejtim të deputetëve të mazhorancës, pas dënimit nga Gjykata e Tiranës me 3.3 milionë lekë, për shpifje
Seanca plenare e Kuvendit rezervoi dje një përplasje verbale mes dy deputetëve të Partisë Socialiste, Arben Malaj dhe Saimir Tahiri. Mësohet se gjithçka ka ardhur si rrjedhojë e incidentit të ditës së premten në Kombinat, ku njerëz të paguar nga deputeti Tahiri, tentuan të nxisin një konflikt banal, gjatë kohës kur deputetët Malaj dhe Harasani po diskutonin mbi platformën e “Modernizimit të Partisë Socialiste”. Tahiri i është drejtuar Malajt se pse e ka akuzuar për incidentin e Kombinatit, ndërsa s’ka ngurruar të atakojë bashkëbisedimin e deputetit të “Mendimit Ndryshe”, si qëndrim kundër PS-së dhe socialistëve. Kjo s’është mirëpritur nga deputeti Arben Malaj, i cili i është drejtuar Tahirit se ka marrë meritat e tjerëve në PS. “Ti s’e ke vendin në PS. Ke marrë meritat e të tjerëve”- mësohet t’i jetë drejtuar deputeti Arben Malaj, homologut të tij, Tahiri. Të premten e kaluar eksponentë ekstremistë të zonës elektorale të Saimir Tahirit, behën në takimin e Malajt dhe Harasanit, me socialistë të Kombinatit, duke shkaktuar aty një incident të pazakontë, edhe pse bashkëbisedimi ishte i hapur dhe pa asnjë lloj fryme imponimi. Menjëherë pas incidentit, deputetët Malaj dhe Harasani deklaruan se në PS s’garantohet liria e shprehjes, ndërsa dëshmitarë të ngjarjes, u shprehën se incidenti u shkaktua nga njerëz të infiltruar, të cilët kanë raporte të zeza me ligjet e shtetit, pasi figurojë si trafikantë të narkotikës dhe trafiqeve të tjera. Është e thjeshtë për ta kuptuar se këta radikalë të rinj, kanë krijuar një bandë të dhunshme në Kombinat, në zonën e deputetit dhe adashit të Ramës, Sajmir Tahiri. Siç duket, jo më kot Tahiri ka marrë bekimin e Ramës në lëshimin e shumë posteve në PS, si kryetar i degës PS-së së Tiranës, kryetar i Forumit të Gruas Socialiste dhe kryetar i Forumit Rinor Socialist (FRESSH), pikërisht për frymën e dhunës dhe atë radikale që ka mbjellë në lagjen e Kombinatit...e cila me lëvizjet e fundit në PS-në e Tiranës, do tentojë të fusë në kllapi të gjithë qytetin.
...