E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhiymeri: Të largojmë sistemin e monopolizuar dhe të rikthejmë vlerat e meritokracisë

28-10-2011 / Gazeta 55

Sekretarja për Çështjet e Shoqërisë Civile në Partinë Socialiste, Edlira Haxhiymeri akuzoi Edi Ramën se ka zhdukur parimin e meritokracisë në Partinë Socialiste, ndërsa e ka kthyer atë në një sistem monopoli që shtyp dhe dërrmon lirinë e shprehjes. Në fjalën e saj, gjatë bashkëbisedimit të fundit mbi “Modernizimin e Partisë Socialiste”, Haxhiymeri tha se “partitë politike duhet të jenë mundësia më e mirë për t’i dhënë jetë ëndrrës së qytetarëve dhe për t’i shërbyer vendit”. “Është kjo arsyeja që kërkojmë demokratizimin e tyre. Shqipëria edhe këtë herë mbeti jashtë hapësirës europiane, jo se qytetarët e saj janë më të prapambetur se fqinjët, por se klasa jonë politike e ka monopolizuar politikën dhe e përdor atë për qëllime personale. Historia ka provuar se në një sistem me konkurrencë të fortë, individët do të mund të jepnin më të mirën.
Ndërtimi i një modeli partie ku mbizotërojnë rregullat, konkurrenca, vlerat, kontributet dhe transparenca do t’i shërbente një qeverisjeje të suksesshme”- tha ajo.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›