E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ka përjashtuar dhe do përjashtojë të tjera figura me kontribute historike në PS

28-10-2011 / Gazeta 55

Kastriot Islami, sekretar për Çështjet Zgjedhore

Kastriot Islami jep alarmin për mbarë socialistët, se në selinë rozë mbizotëron fryma e përjashtimit dhe përndjekjes së “mendimit ndryshe”, që nuk është indoktrinuar nga mendimi radikal i kryetarit. Islami tha se një pjesë e socialistëve po mbështesin qëndrimet anti – evropiane të PS, gjë e cila s’ka ndodhur kurrë në historinë e kësaj force politike. “Njerëz që kanë krijuar dhe kanë luftuar për modernizimin e Partisë Socialiste dhe e kanë bërë atë pjesë të internacionales socialiste, arrijnë deri sa të mbështesin bojkotin. Figura të shquara të Partisë Socialiste mbështesin qëndrime anti – evropiane. Nuk ka ndodhur në historinë e PS-së që kjo forcë politike të refuzojë kërkesën e Sekretarit të Departamentit të Shtetit për votimin e një ligji, siç ishte ai i ngritjes së Gjykatës Administrative”- tha dje Islami. Pse është përjashtuar Musa Ulqini, pse nuk është më Edlira Haxhiymeri, Saemira Pino etj, etj. Përgjigjen shokët tanë; jo janë aty. Sepse dikush i ka instruktuar mos i hiqni, por lërini aty që të largohen dalëngadalë dhe ndodh ajo që i ndodhi Musa Ulqinit, që 34 ditë para datës së zgjedhjeve i thanë që nuk je më”- deklaroi më tej, Kastriot Islami, sekretar për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›