Malaj akuzon biznesmenët: Ju ka hipur vetja në qejf
01/12/2004 “Paketa fiskale nuk është bërë as për qejf dhe as për ata që u ka hipur vetja në qejf”, ka deklaruar ministri i Financave, Malaj, gjatë konferencës për shtyp në lidhje me Paketën dhe Buxhetin 2005. Vetëm një javë diskutime në Komisionin e Financës dhe nga drafti i paraqitur janë hequr tri taksa nga ato që kishte parashikuar qeveria. Malaj i ka konsideruar të padrejta qëndrimet në lidhje me Paketën Fiskale dhe ka deklaruar se lufta për taksat do të vazhdojë në Parlament, kur do të jepet dhe miratimi përfundimtar i Paketës Fiskale dhe i Buxhetit 2005.
„Ne do të kërkojmë mbështetje në Parlament, sepse kur kemi harruar paketën kemi marrë mendimin dhe opinionet e organizmave ndërkombëtare që na monitorojnë“, ka deklaruar Malaj. Kështu, ministri i Financave e ka quajtur të padrejtë vendimin për heqjen e TVSH–së mbi biznesin e vogël, duke argumentuar se TVSH-ja është një taksë që vihet mbi një prag të caktuar dhe justifikohet mbi vëllimin e lartë të xhiros, pavarësisht nga juridiksioni fizik ose juridik që ka biznesi. “Ne e kemi pragun e pagimit të TVSH-së 80 mijë dollarë në vit dhe në TVSH janë regjistruar ato biznese të vogla, por që e kalojnë këtë prag”, ka deklaruar Malaj, duke shtuar se dhe për këtë taksë kishte marrë OK-in e FMN-së dhe OECD-së. Ndërkaq përqindja e lartë e TVSH–së dhe ndarja në disa shkallë e TVSH–së ka qenë pjesë e diskutimit të paketës, që për ministrin e Financave është një debat që duhet mbyllur.
“Ne kemi TVSH në masën e Bullgarisë dhe Kroacisë dhe të vendeve si Shqipëria që janë në zhvillim”, ka deklaruar Malaj, duke hequr çdo dyshim në lidhje me uljen e kësaj takse si dhe përshkallëzimin e saj, ashtu siç kërkoi biznesi për Paketën Fiskale 2005.