E Diel, 1 Nëntor 2026

PSD sot zgjedh nënkryetarin

01/12/2004  Partia Socialdemokrate do të zgjedhë sot forumet e larta drejtuese të saj. Në këtë mbledhje pritet të ketë një debat të ashpër, lidhur me postin e nënkryetarit të kësaj partie. Pas përplasjës mes kryetarit të PSD-së, Skënder Gjinushi dhe nënkryetarit Gaqo Apostoli, në kongresin e dy javëvë më parë, duket se nuk do të ketë një kandidim nga ana e Apostolit për postin që ka aktualisht. Debati i hapur brenda PSD-së ka sjellë që Apostoli të përqëndrohet tek ideja e krijimit të një lëvizjeje brenda partisë, duke kudërshtuar kështu politikat e ndjekura nga Gjinushi. Në kandidimin përballë Gjinushit, Apostoli në kongres ka pranuar dhe mundësinë e moszgjedhjes sërish në forumet e larta të partisë. Ai e ka cilësuar humbjen e tij si një fitore për demokratizimin e Partisë Socialdemokrate.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›