Kasollja e kalbur e Lidhjes se Shkrimtareve
30/11/2004
Kasollja e kalbur
e Lidhjes së Shkrimtarëve
Miranda Haxhia
Sot ndeshesh me fillesa të ndryshme grupimesh letrare të cilat për fat të keq nisen nga shkallë të ndryshme dhe ambicje të lloj-llojshme, duke u filluar nga ato krahinoret, deri tek fisnoret e ortakëritë e tipit më jep, të jap. Duke patur në nisje të mbrapshtë thahen parta se të lulëzojnë. Në fakt, vetëm letërsia nuk pranon kompromise me të paaftin, me plogështinë dhe ritet krahinore. Ajo kërkon talentin, ajkën, ajo gërmon arin, diamantin.
Lidhja e shkrimtarëve?!
Prej kohe, sa herë që shkrues të ndryshëm flasim e përpiqen të ngjallin Lidhjen e Shkrimtarëve, duke kërkuar jo kryetar, jo derë e dritare, më vjen në mendje romani i Kadaresë “Përballë pasqyrës së një gruaje”. Trishtohen njerëzit për të ashtuquajturën Lidhje e Shkrimtarëve dhe Artistëve, kur ajo tashmë i ngjan një kasolleje të kalbur, një prostitute të plakur, e cila edhe po të vendosë një kilogram pudër nga e pavarura qeveri e parti, nuk ka asnjë qelizë të gjallë që ta bëjë të hijshme dhe tërheqëse? Lodhen e torturohen shkruesit për të gjetur funksionet dhe punën e kësaj, kur ajo është bërë prej kohësh për të shkuar në një azil. Koha dhe demografia e re letrare ka sjellë njerëz shumë të civilizuar të cilët nuk kanë pse ngurrojnë për të gjetur veten në grupime të lira, të ndryshme shkrimtarësh dhe artistësh, sepse nuk mund të ekzistosh si një krijues apo artist i organizuar në një shoqatë inekzistente. Logjika është e qartë si drita e diellit. Lidhja e Shkrimtarëve është një kafshatë e kapërdishme për dikë, i cili kujton se shkëlqen ashtu si mbreti lakuriq i përrallës duke u përkundur nën mashtrimin e Lidhjes së Shkrimtarëve.
Kishte shumë herë më tepër fisnikëri prostituta Margaritë e romanit të Kadaresë me hirshmërinë e servirjes së kafes në orën tre pas mesnate, me aktin e varjes si shenjë e lartë e arsyes për të mos jetuar në baltë, në një humbëtirë ku e internuan, se sa e ashtuquajtura Lidhje, e cila ishte kombinimi i fundit i intrigave pas orës tre të netëve të asaj diktature, e aq më tepër, asnjëherë nuk është e dobishme për sa kohë që ka kaluar në gjendje koma prej gati dhjetë vjetësh, megjithëse jetonin ballë për ballë, në të njëjtën rrugë, edhe pse është kalbur prej baltës që kur është krijuar. E hutuar, kjo shoqatë e “pavarur” letrare me litar në grykë prej partisë në pushtet, hallakatet sa në një gjumë, në tjetrin. Nuk i funksionon asnjë lloj hallkë përveç sheqerosjes së emrit dhe godinës.
Grupimet e reja letrare
Bota e qytetëruar njeh grupime të llojeve të ndryshme sipas bindjeve e ideve. Pse të mos e gjejnë veten edhe shkrimtarët e artistët tanw të grupuar sipas rrymave letrare, sipas shkallës së respektit dhe pranimit të kundërtive të njëri- tjetrit, por jargaviten gjithë nostalgjira në dyert e Lidhjes (shtrëngimit) të shkrimtarëve?
Është e qartë që liria individuale nuk mund të jetë e shkëputur. Secili është i lirë të demonstrojë vetveten. Autorët e mëdhenj të letërsisë dhe të arteve dalin jashtë çdo lloj skematizmi, qëndrojnë jashtë çdo varësie, për përcjelljen e principeve të krijimtarisë së tyre. Admirimi e inkurajimi i divergjencave artistike e letrare është i domosdoshëm për të bërë të mundur në një tjetër formë a rrymë letërsinë, gjithmonë duke i qëndruar idesë që gjenitë e mëdhenj rrjedhin prej këtyre principeve teorike. Autorët e vërtetë të larmishëm, janë të tillë që i përkasin gjithë rrymave letrare dhe asnjërës në të njëjtën kohë, duke sintetizuar të kaluarën dhe të ardhmen. Por një shoqatë letrare, sipas vështrimit tim, nuk duhet të ketë si objektiv të komandojë ide, o të japë direktiva, më thjeshtë e shprehur: bashkimi i ngjyrave ose ideve që mendojnë në të njëjtën mënyrë, o në mënyra të ndryshme për të krijuar një debat krijues në të mirë të zhvillimit.
Pse qënka kaq e vështirë të injorosh, të mospërfillësh, të harrosh ekzistencën e një “prostitute shëmtirë” e cila i bëri keq gjithë adhuruesve që ishin mbërthyer pas saj për shumë e shumë vite?
Ideja e gjithë këtyre parathënieve që unë po radhis është një përpjekje për lëvizje të poezisë dhe letërsisë në përgjithësi, duke tentuar për të zgjedhur një kurs të ri që mund të përmirësojë ekuilibrin dhe kërkimet, drejt komunikimit dhe njerëzimit, esencën në qëndër të çdo gjëje.
Sapo zgjidhet një teori e letërsisë në formë shumë të sintetizuar, drejtuese e projekteve të kodit politiko- moral, që përmbledh në disa pika një teori të përgjithshme, e bërë përmes ekspresioneve thelbësore dhe gjithëkush mund të gjejë vetveten si krijues, si frymë letrare, si koncept individual e i vlerësuar në një bashkësi të caktuar. A mund të ketë kufij një shoqatë letrare? Mund të ekzistojnë kufij ndoshta më liberalët, por ata që formulojnë infrastrukturën, nëse bëjnë bllokime, e bëjnë shoqatën të rrezikshme, më shumë se çdo “prostitutë” nga ai tip që përmënda më sipër.
Krijimi e inkurajimi i grupimeve të ndryshme letrare në Shqipëri është një element aktiv kultural, sepse bën të mundur lindjen e një shtyse në një drejtim të dominuar, si dhe për arsyen e thjeshtë, pasi duke patur parasysh mungesën e redaktorëve të përgjegjshëm për një libër, për një dramë, për një poezi, shumë mirë mund të organizohen lexime në grupime individësh sipas një parapëlqimi të rrymës letrare, aftësisë së njëjtë për t’u përshtatur e pranuar njëri – tjetrin me gjithë ndryshimet që secili ka;le ta gjejnë veten në bashkësi të ndryshme si futuristët, ekspresionistët, apo hermetikët. Çdo art i madh është gjithmonë rinovues, edhe kur mbështetet apo vjen nga tradita. Ka kohë që në letërsi nuk ndjehet zhvillim, por ndryshim, për shkak të ngjeshjes, apo presimit të rrymës e grupimit, megjithatë ngulmoj se duhet zhveshur kultura nga provincializmi duke krijuar një fushë pamje më të madhe. Një grupim letrar mund të ndjekë një linjë të qartë, duhet të mbajë lidhje me shumë ide e zhvillime, duke u lënë mundësi të bëjnë pjesë në bashkësinë e tyre, por në të njejtën kohë duhet të bëjë kujdes të evitojë sa të jetë e mundur një divergjencë të mundshme. Kjo është ambicje jo e thjeshtë, të cilën e ashtuquajtura Lidhje e Shkrimtarëve nuk mund ta bëjë kurrësesi, sepse ajo është vetëm një grahmë e vetme astmatike që përpiqet vetëm e vetëm si të mbijetojë duke i lypur shtetit ndonjë “lëmoshë” që do t’i ndriçojë mendjen e sklerorizuar dhe idetë inekzistente.
E rëndësishme është të shohim ku shkon e kë pranon letërsia dhe artet? Kush është thelbi? Nëse një shkrimtar e gjen veten në një grupim letrar, do të thotë se ai është pjesë e një zhvillimi të ri rryme letrare, jo dasie letrare. Me këtë fjalë të shpejtë kërkoj të vendos një gur në këtë lumë të vogël, që guri të kripëzojë ujin dhe ta bëjë të lëvizshëm duke e shndërruar në një det të madh, për këdo që të jetë i lirë për të vendosur liri që është, sipas vështrimit tim, bazë e çdo sjellje dhe veprimi njerëzor.