PD: Celibashi më i rrezikshësm se KQZ e Ukrainës
01/12/2004 Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, ka pranuar dje variantin e Partisë Demokratike që vendimmarrja në institucionin që ai drejton të kalojë me shumicë të cilësuar. Kreu i KQZ-së për çështje të rëndësishme, si shpallja e rezultatit të zgjedhjeve, apo shqyrtimi i ankimeve dhe apelimeve të subjekteve të ndryshime zgjedhore, tha është i nevojshëm një minimum prej pesë votash pro të anëtarve të KQZ-së. Ndërkohë në një reagim të tij kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka hequr një paralelizëm mes zgjedhjeve në Ukrainë dhe vendimeve që ka marrë Komisioni i Zgjedhjeve më parë. Si shkak i manipulimeve të votave, Ukraina tashmë është në prag të një lufte civile. "Për të kuptuar Celibashin, shihni celibashët e Ukrainës. Për të pasur dimensionin, shikoni se ç'bëjnë celibashët e Ukrainës, që po e çojnë vendin drejt katastrofës dhe ky është më i rrezikshëm se këta", tha Berisha.
Reforma
Pika më e nxehtë e debatit mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike në komisionin dypalësh për reformë zgjedhore ka qenë vendimmarrja në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ekspertët e OSBE-së kanë propozuar që për çështje të rëndësishme vendimet e KQZ-së duhet të kenë më shumë se 5 vota pro. Celibashi ka shprehur mendimin e tij për t'i kushtuar më shumë rëndësi situatës, në të cilën është futur reforma zgjedhore dhe duke marrë në konsideratë vlerën dhe rëndësinë e zgjedhjeve të vitit 2005. Sipas tij, "termi 5 me 2 nuk është një term juridik dhe nuk ekziston, sepse nuk kërkohet domosdoshmërisht vota kundër e dy anëtarëve të KQZ, por një minimum prej 5 votash, që do të përbëjë edhe kuorimin e nevojshëm". Për të njëjtën çështje, bashkëkryetari i Komisionit Bipartizan, Jemin Gjana, ka theksuar se në institucionin kryesor të zgjedhjeve vendimmarja duhet të mbetet 5 me 2.
Bashkëkryetarët
Gjana shprehet se Partia Demokratike ka kërkuar standardet dhe respektimin e tyre nga socialistët për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por duket se socialistët nuk janë ende të bindur mbi këtë pikë. Elmaz Sherifi është shprehur për "Metropol" se "grupi i ekspertëve të OSBE-së nuk ka dhënë asnjë rekomandim, lidhur me vendimmarrjen në KQZ për të qenë 5 me 2". Duke iu referuar deklaratës së bërë nga kryetari i KQZ-së, Celibashi, që vendimmarrja për çështje të rëndësishme të jetë pranur 5 me 2, Sherifi shprehet se është e drejta e tij të deklarojë një gjë të tillë, ai është i pavaruar nga PS-ja".
Celibashi
Personalisht, çmoj që në rast se vendimmarrja për çështje të rëndësishme do të kërkonte një shumicë të cilësuar, pra minimumi 5 vota, kjo do t’i jepte një besueshmëri më të madhe procesit zgjedhor dhe më tej një garanci më të madhe për mbarëvajtjen e procesit. Por ky është një vlerësim i imi personal, pasi zgjidhja i takon partive politike shqiptare dhe më pas ligjvënësit.
Gjana
Vendimmarrja në Komisionin Qendror të Zgjedhjve për disa nga çësthjet më kryesore do të mbetet pesë me dy. Bashkëkryetari tjetër ka pranuar në shtyp vendimmarrjen pesë me dy me shumicë të cilësuar. Socialistët përpiqen ta argumentojnë këtë se, deri tani nuk kanë mundur të shprehen dakord për faktin se mos PD-ja përdor mënyrat e vendimmarrjes për të bllokuar procesin.
Berisha
Për të kuptuar Celibashin, shihni celibashët e Ukrainës. Për të pasur dimensionin, shikoni se ç'bëjnë celibashët e Ukrainës, që po e çojnë vendin drejt katastrofës dhe ky është identik. Celibashi është më i rrezikshëm se ata. Absolutisht çështja e ndarjes zonale është një mashtrim i bazuar në gënjeshtrën e Partisë Socialiste. OSBE ka marrë informacionin e duhur.
Sherifi
Lidhur me formulën se si do të jetë vendimmarrja në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për çështje të rëndësishme, bashkëkryetari i Komisionit Bipartizan, Elmaz Sherifi, tha se grupi i ekspertëve të OSBE-së nuk ka dhënë asnjë rekomandim lidhur me vendimmarrjen në KQZ. Ndërsa për deklaratën e Celibashit, Sherifi tha se është e drejta e tij të deklarojë një gjë të tillë.