Pro Credit, transfertat e parave brenda ditës
22/04/2005 Shkurtohet koha nga tre në një ditë dhe hiqet komisioni
Në rast se do të transferosh para brenda Europës, ku Pro Credit ka degët e saj, mund të shkurtosh kohën nga tre ditë në 24 orë. Pro Credit Bank pas nënshkrimit të marrëveshjes me të gjitha degët e saj në Europë, mundëson nëpërmjet projekti Pro–Pay transfertat të shpejta dhe pa komision. Të gjitha transfertat hyrëse të parave në llogaritë e hapura te Pro Credit nuk do të paguajnë komision, ndërkohë për të transferuar parat nga Pro Credit në llogari të tjera jashtë shtetit mund të paguash një komision prej 0.1 për qind të vlerës. “Nëpërmjet projektit Pro-Pay, tashmë të implementuar me sukses në të gjitha Bankat Pro Credit në rajon, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Bullgari, Rumani, Serbi, Ukrainë, Gjeorgji, Bosnjë Herzegovinë etj, klientët e këtyre bankave kanë mundësi që të transferojnë para brenda ditës dhe me gjysmën e komisionit bankar të aplikuar për transfertat e tjera”, ka bërë të ditur në një deklaratë për shtyp Pro Credit Bank. Duket se konkurrenca e ashpër në tregun bankar, i ka bërë bankat të rrisin ndjeshëm obsionet e tyre karshi klientëve. Kështu përveç transfertave Pro-Pay, Pro Credit Bank ofron edhe transferta ndërkombëtare në të gjitha vendet e botës. Nëpërmjet rrjetit të saj të Bankave Korrespondente, Pro Credit Bank ofron për klientet e saj transferta ndërkombëtare të shpejta dhe të sigurta për në çdo vend të botës. “Pro Credit Bank ka lidhur marrëdhënie korrespondente me Bankën UniCredit në Itali, e cila me mbi 3200 degë të shpërndara në të gjithë Italinë është banka Nr.1 për sa i përket shtrirjes gjeografike në këtë vend“, sqarojnë specialistët e kësaj banke. Kështu duket se kontrata në fjalë do ta bëjë më të lehtë transferimin e parave në shtëpi për rreth 700 mijë emigrantë, që janë vendosur në Itali. ”Pro Credit Bank përfaqëson në këtë mënyrë alternativën më të shpejtë, të lirë dhe të sigurt për të gjithë emigrantët shqiptarë, që jetojnë në Itali, për të transferuar paratë për në Shqipëri dhe për të eliminuar udhëtimin me para cash“, bën të ditur Pro Credit Bank.