Malaj, jo basteve për zgjedhjet te lojërat e fatit

17/06/2005 Për fushatën elektorale ka interes më shumë se për ndeshjet e futbollit
Som “Ministri Malaj ka qanë i qartë dhe i prerë kur ka deklaruar se do të quaj antiligjore çdo tentativë për të hedhur në tregun e basteve, fatin e zgjedhjeve parlamentare. “Çdo formë tjetër e organizimit të basteve, përfshirë edhe bastet mbi zgjedhjet parlamentare në vend, do të konsiderohet e paligjshme”, ka deklaruar Malaj
Lojërat e fatit nuk mund të hedhin në ruletë fatin e zgjedhjeve dhe duhet të respektojnë licensën e tyre gjatë ushtrimit të aktivitetit. Kjo ka qenë pak a shumë fjala që ministri i Financave u ka kthyer pronarëve të lojërave të fatit, duke bërë të qartë se nuk do të lejohet që kurioziteti i zgjedhësve të përdoret për qëllime fitime. Duket se loja e zjarrtë elektorale ka përfshirë në dilemën se kush do të fitojë edhe lojërat e fatit, që duket se kanë vendosur të përfitojnë nga ky “treg i ri”.
“Kompanitë e lojërave të fatit kanë të drejtë ligjore të organizojnë baste vetëm mbi gara apo ngjarje me natyrë sportive”, ka bërë të ditur ministri i Financave nëpërmjet një deklarate për shtyp. Ministri Malaj ka qenë i qartë dhe i prerë kur ka deklaruar se do të quaj antiligjore çdo tentativë për të hedhur në tregun e basteve, fatin e zgjedhjeve parlamentare. “Çdo formë tjetër e organizimit të basteve, përfshirë edhe bastet mbi zgjedhjet parlamentare në vend, do të konsiderohet e paligjshme”, ka deklaruar Malaj.
Kështu, nisur nga artikujt e botuar në disa gazeta për organizimin e basteve mbi zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut nga kompani të lojërave të fatit, Ministria e Financave i ka paraprirë kësaj çështje, duke thirrur për sqarim pronarët e lojërave të fatit dhe kompanive të basteve. ”Në ballafaqimin e organizuar sot në Ministrinë e Financave, nga drejtuesit e kompanisë u konfirmua zyrtarisht zbatimi i kushteve të licensës”, ka bërë të ditur Ministria e Financës. “Nënvizojmë se kompanitë e basteve të licensuara deri tani, kanë të drejtë ligjore të organizojnë baste vetëm mbi gara apo ngjarje me natyrë sportive”, është bërë e ditur në deklaratën për shtyp të Ministrisë së Financave.
Ministri i ka kujtuar kompanive të bastit, se në bazë të ligjit 8701, datë 01.12.2000 ”Për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet”, kompanitë që operojnë në tregun e lojërave të fatit janë licensuar nga ministri i Financave, për ushtrim veprimtarie në kategorinë ”lojëra fati sportive”.
Ideja e vendosjes së basteve u bë e ditur në shtypin sportiv, ku u hodh ideja që në vend të ndeshjeve të futbollit, bastet të viheshin për zonat zgjedhore. Tifozët mund të vendosnin bast për një nga kandidatët për deputet në çdo zonë dhe kush arrinte të gjente deputetin fitues, quhej dhe fitues i bastit. Duket se kompanitë e bastit i kanë menduar mirë të gjitha çështjet, duke patur madje informacion të saktë për çdo zonë dhe të gjithë deputetët që konkurrojnë në këto zgjedhje.
Malaj ka urdhëruar të gjitha institucionet financiare të jenë korrekte me median dhe OJQ-të
Mos shqetësoni shtypin gjatë fushatës
Ministri i Financave, Arben Malaj, ka urdhëruar nëpërmjet një shkrese të gjithë drejtuesit e institucioneve financiare që varen prej Ministrisë, të jenë korrekte dhe të mos kryejnë asnjë veprim që mund të shqetësojë shtypin ose organizmat joqeveritare gjatë fushatës. Kështu, veçanërisht, tatimorët duhet të jenë të kujdesshëm me kontrollet spontane dhe zbatimin e ligjit në detyrimin e subjekteve për të paguar detyrimet e prapambetura.
“Të eliminohet çdo mundësi për kontrolle spontane dhe të paparashikuara si dhe çdo mundësi për rishikim detyrimesh fiskale për këto kompani”, ka bërë të ditur ministri Malaj në deklaratën për shtyp. Malaj ka sqaruar në deklaratën për shtyp se, urdhri drejtuar gjithë krerëve të institucioneve, ka për qëllim të shmangë çdo keqkuptim para zgjedhjeve. “Për të eliminuar çdo veprim apo dhe perceptim joreal të paanshmërisë së administratës fiskale ndaj medias dhe organizatave jofitimprurëse”, ka deklaruar ministri i Financave. Urdhrin duhet ta zbatojnë gjatë dy javëve në vazhdim krerët e tatimve dhe doganave si dhe drejtoresha e Këshillit të Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe Agjencia Kombëtare e Privatizimeve. Por duket se në listën e kërkesave për t’u prezantuar sa më korrektësisht përpara zgjedhjeve, dallon dhe fakti se tatimorët ndryshe nga çdo periudhë e vitit, nuk do të kenë të drejtë të përdorin forcën e ligjit për të detyruar të gjithë subjektet të paguajnë detyrimet e prapambetura. “Të eliminohet çdo mundësi për veprime shtrënguese të arkëtimit të detyrimeve të prapambetura, duke e përdorur këtë periudhë për rakordim, ballafaqim apo negocim shtrirjeje në kohë të pagimit të detyrimeve të prapambetura sipas bazës ligjore”, ka urdhëruar ministri Malaj. Ndërkaq, ministri i Financave ka udhëzuar të gjitha institucionet që t’u krijojnë akses të drejtpërdrejtë shqetësimeve që mund të ketë media apo organizatat jofitimprurëse, jo vetëm për marrëdhëniet e tyre me institucionet në varësi të Ministrisë së Financave, por edhe për trajtimin me prioritet dhe përgjegjësi të konstatimeve të tyre për shkallën e respektimit të kodit etik të partive politike nga administrata fiskale dhe institucionet në varësi të Ministrisë së Financave.
Çfarë s’duhet të bëjnë tatimorët
Të eliminohen kontrollet spontane
Të eliminohet rishikimi i detyrimeve fiskale
Të eliminohet detyrimi për arkëtimin e detyrimeve të prapambetura