“Me proporcional,ndarja e të majtës nuk na favorizon”
• Proporcionali rajonal në Shqipëri favorizon PS-në, por nga ky sistem PD-ja nuk dëmtohet.
ADI SHKEMBI
Në një intervistë për gazetën "Panorama" deputeti i PD-së, Preç Zogaj, komenton propozimet e fundit për reformën zgjedhore, përçarjen e të majtës dhe debatin për zgjedhjen e presidentit.
Zoti Zogaj, PD-ja duket se është përfshirë ditët e fundit nga debati për çështjet e sistemit zgjedhor. Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar është kërkuar më shumë informacion, madje ka pasur kundërshtime lidhur me sistemin që do të mbështesë ajo. A mos po e përçan PD-në reforma zgjedhore?
PD-ja është e bashkuar në domosdoshmërinë e realizimit të reformës zgjedhore, PD-ja është e bashkuar në pikëpamjen se kjo reformë duhet të realizohet në konsensus me opozitën, në radhë të parë me PS-në, si dhe duke respektuar maksimalisht partitë aleate dhe të gjitha partitë e tjera të spektrit parlamentar. Deri këtu jemi në të përgjithshmen. Tani të vijmë te konkretja. Të shtunën grupi ynë parlamentar u njoh për herë të parë zyrtarisht me opsionin e sistemit proporcional rajonal të propozuar nga PS-ja. Eshtë e natyrshme të ketë pyetje, shqetësime, këndvështrime të ndryshme. Në asnjë vend demokratik të botës dhe në asnjë parti demokratike të botës ligji elektoral nuk ndodh të kalojë si në një film pa zë. Por midis diskutimeve politike dhe përçarjes politike ka shumë det, siç thuhet. Pra unë besoj se duke njohur e trajtuar me respekt diversitetin e interesave, që vënë në lëvizje një debat për ligjin zgjedhor, PD-ja do të shkojë e bashkuar në votimin për sistemin zgjedhor.
Cili është sistemi më i mirë sipas mendimit tuaj, që duhet të mbështesë PD-ja?
Nuk kam, s'mund të kem dhe as pretendoj të paraqes nga ky pozicion ku jam "sistemin më të mirë". Së pari, sepse, në parim mendoj se nuk ekziston sistemi më i mirë. Çdo sistem tregon disa përparësi ndaj një sistemi tjetër, falë karakteristikave të veçanta të vendit ku zbatohet. Prandaj ka shumë sisteme e nënsisteme. Së dyti, kemi zgjedhur disa kolegë deputetë të merren me këtë punë, i kemi votuar në Kuvend e unë u besoj atyre, pavarësisht se si individ mund të kem bindje dhe preferenca të tjera. Por në votime të tilla tentohet drejt zgjedhjes së grupit, madje grupeve. Asnjë deputet nuk mund të ketë kriter të votës shijen e tij vetjake. Vetëm po të konstatojë dhe provojë se sistemi është një atentat ndaj demokracisë. Këtu ndryshon puna. Dhe së fundi, duke ia kaluar opozitës të drejtën e propozimit, ne jemi të detyruar të marrim në konsideratë atë propozim. Mund të bëjmë pyetje, të kërkojmë shpjegime, të propozojmë ndonjë modifikim, por dalja me një propozim alternativ nga ana jonë vetëm do ta vështirësonte gjetjen e konsensusit, për të mos thënë më shumë.
Duke iu referuar edhe historisë politike, e djathta në fushatat elektorale përfaqësohet me personalitete, ndërkohë që e kundërta ndodh me të majtën. A mendoni se PD-ja do të ishte në dizavantazh në zgjedhjet e ardhshme, nëse do të zgjidhej sistemi proporcional rajonal?
Ky është argumenti më i shqiptuar ku mbështeten dyshimet dhe kundërshtitë e disa kolegëve deputetë të grupit tonë. Eshtë e vërtetë se në pikëpamje të historisë apo të dikotomive politike, maxhoritari mund të konsiderohet fëmija i së djathtës, kurse proporcionali fëmija i së majtës. Por, në të njëjtën kohë, është po aq e vërtetë se fituesit në zgjedhje nuk dalin automatikisht nga sistemet. Fitohet edhe me sistemin e kundërshtarit, humbet edhe me sistemin tënd. Këtë tregon praktika. Në rastin e Shqipërisë, thjesht duke referuar disa të dhëna të përgjithshme, duket se sistemi proporcional rajonal favorizon PS-në dhe të majtën. Ky është një shqetësim, sado që në dritën e postulatit "të sakrifikojmë pushtet për të bërë shtet" mund të duket një shqetësim i vogël, meskin. Ndërkaq, duke njohur rolin përcaktues të bilanceve, programeve dhe fushatës elektorale, nga lidershipi i PD-së është dhënë informacioni se sistemi proporcional rajonal nuk na dëmton elektoralisht.
Ndërkaq PS-ja e Ramës nuk u është përgjëruar aleatëve, por ka ecur përpara me opsionin e sistemit spanjoll, duke provokuar deri prishjen e së majtës së bashkuar…
Që do të vinte një ditë që partitë e mëdha do të shkëputeshin nga pengesat dhe kushtëzimet e partive të vogla për sa i përket reformimit të sistemit zgjedhor, këtë e kemi pritur dhe uruar me kohë. Ramës i shkojnë këtu nderimet e rastit. Do të kishte qenë shumë më i nderuar nëse do të sillej si kalorës, që njeh fuqinë e tij dhe respekton ambiciet e aleatëve me të cilët po ndahet. Por sistemi i tij është i tillë që në shumë qarqe bën të madh të parin apo të dytin, edhe në mos qoftë i tillë. Kjo nuk është kalorësiake, apo jo, aq më tepër kur partitë e vogla, ndërsa duhet të privohen nga Dushku, nuk kanë arsye të paguajnë për Dushkun. Dushkun ata nuk e kanë vjedhur, por ua ka dhënë PS-ja partive të vogla të majta dhe PD-ja partive të vogla të djathta. Nga ky realitet nisemi ne kur kemi thënë e kemi vendosur të ulemi me aleatët. Ulja, sqarimi janë shprehje respekti, edhe nëse nuk gjendet varianti i përbashkët.
Por "Rama-Meta" po konsumohet si një konflikt i panjohur, që vështirë se do të njohë paqe, apo bashkëqeverisje. Si e shikoni këtë përplasje, si një rivalitet për territoret e së majtës apo ka diçka parimore në të?
Ka pak nga të gjitha. Diada Rama-Meta ka një kontekst më të gjerë se konteksti aktual për sistemin zgjedhor. Në librin tim "Finalja" kam shkruar diçka për këtë. Ata gjithnjë do të jenë më shumë rivalë e kundërshtarë se sa aleatë. Tensioni mes tyre është tensioni midis një të majte që, pavarësisht trukeve, është gjithnjë në gravitacionin e kastës së vjetër si ide pushteti dhe një të majtë ku rebelimi i periferisë bashkohet me nevojën për elita të reja.
A e ndihmon elektoralisht të djathtën përçarja e së majtës, apo Rama ndihet aq i fortë sa mendon t'ia dalë mbanë i vetëm?
Sistemi spanjoll i rrit shanset e të fituarit pa aleatë, megjithëse procesi zgjedhor ka lloj-lloj të papriturash dhe nuk është e thënë që ajo çfarë prodhon sistemi elektoral në Spanjë, të prodhojë edhe në Shqipëri. Ky është një sistem ku palët vrapojnë e konkurrojnë vetëm dhe bëjnë aleanca pas zgjedhjeve, në bazë të rezultateve, nevojave dhe afërsive politike. Në këtë sistem, partitë e të njëjtit spektër ndahen, por nuk prishen. Ja përse ne nuk duhet të kemi iluzione apo të mbështesim fitoren tonë në përçarjen e së majtës.
Një tjetër çështje është ajo e zgjedhjes së presidentit. A e mbështesni ju propozimin e PD-së në komisionin e Ligjeve për ta zgjedhur atë në Parlament, apo i qëndroni mendimit se presidenti duhet të zgjidhet nga populli?
Nuk kemi diskutuar ende në grup për ketë projektamendament. Kam nevojë të dëgjoj relatorin përkatës. Në parim jam për çlirimin e dispozitës së zgjedhjes së presidentit nga ngërçi që ka. Ndërkaq, nuk mund të ecet me zgjidhje të shkëputura për secilin prej problemeve. Zgjidhjet duhet të shkojnë me njëra-tjetrën, siç shkojnë pjesët e makinës, për shembull. Pikëpamja ime ka qenë dhe është se Shqipëria, si demokraci e re dhe jo vetëm për këtë, duhet të këtë së paku njërin prej pushteteve qendrore që votohen direkt nga populli. Mund të jetë presidenti, mund të jetë kryeministri (varianti gjerman), mund të jenë deputetët (sistemi proporcional rajonal me listë të hapur). Përndryshe, hendeku midis politikës dhe popullit, që tashmë është i konsiderueshëm, do të bëhet edhe më i madh.
Një tjetër propozim është ai, sipas të cilit nëse kryeministri nuk merr shumicën e votave në një mocion besimi, i kërkon presidentit të shpërndajë Parlamentin. I qëndroni edhe ju këtij propozimi?
As ky amendament nuk ka ardhur ende në grup. Por kështu siç po e shtroni ju, mendoj se krijon kontradiktë me sistemin proporcional rajonal. Një kryeministër duhet të jetë votuar ose duhet të ketë dalë nga një koalicion i lidhur para zgjedhjeve, që të këtë të drejtë të kërkojë shpërndarjen e Parlamentit kur dështon në mocionin e besimit. Më konkretisht, kryeministri Berisha, duke qenë se ka udhëhequr koalicionin që fitoi zgjedhjet, do të kishte të drejtë ta bënte këtë gjatë kësaj legjislature po të krijohej situata. Me ndryshimin e sistemit zgjedhor secila parti do të konkurrojë vetëm. Aleancat qeverisëse krijohen pas zgjedhjeve. Mundësitë teorike të sistemit janë disa, përfshirë një qeveri që krijohet me kushtin e bashkimit të dy a më shumë partive. Por a mundet kryeministri i kësaj qeverie, që në pikëpamje të votave që ka marrë me partinë e tij është kryeministër pakice, të shpërndajë Parlamentin pa pëlqimin e aleatëve, me të cilët ka krijuar shumicën? Në asnjë mënyrë. Kushtetuta nuk mund të mos parashikojë çdo situatë hipotetike. Në këtë rast, amendamenti ynë duhet të formulohet saktë, duke folur për një kryeministër të një shumice të votuar.
Zoti Zogaj, a janë vërtet jetike për qeverinë dhe shumicën këto ndryshime dhe debatet që janë shkaktuar?
Ndryshimi i sistemit zgjedhor është i domosdoshëm. Për të tjerat nuk kam ndonjë ndjeshmëri të veçantë që të mund të them sa jetike janë. Për mua, përparësi e përparësive mbetet realizimi i programit dhe projekteve të qeverisë, përmirësimi i jetesës së njerëzve, funksionimi i demokracisë. Të flas hapur: shqetësimet, energjitë dhe ndjeshmëritë e mia politike e njerëzore në këtë kohë shkojnë te projektet e rrugëve, ujësjellësve dhe shkollave të reja të Lezhës; te projekti i Polit Energjetik të Lezhës që po shkon përpara me ritme normale, te projekti i krijimit të një zone ekonomike me investitorë gjermanë që ka krijuar disa vonesa por besoj do të zhbllokohet shumë shpejt, te kërkesat e vazhdueshme të qytetarëve për punësim, për shërbim më të mirë dhe për respekt nga institucionet. E të tjera e të tjera. Me atë aftësinë apo vesin që kemi fituar për të spërdredhur fjalën mund të "vërtetoj" se këto nuk bëhen pa ndryshuar ketë nen apo atë nen të Kushtetutës. Ndoshta. Por mua nuk më rezulton. Djalli e mori.