E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Reforma s'ka motive politike"

Redinalda Caushaj
Kryeprokurorja Ina Rama hedh poshte akuzat e diteve te fundit se levizjet e 20 prokuroreve jane kryer me motive te pastra politike apo per te goditur hetimet e dosjeve te vecanta. "Reforma ne prokurori nuk ka qene e ndikuar nga asnje motiv politik. Ne kete institucion vazhdojne te punojne bashkepunetore te ish kryeprokurorit Theodhori Sollaku, te cilet kane pasur lidhje shume te aferta me te", eshte shprehur dje gjate daljes se pare publike drejtuesja e organit qendror te akuzes. Tre dite me pare ky institucion doli me nje deklarate per mediat ku mohonte se prokurori i dosjes "Durres-Kukes", Xhevat Hana, ishte larguar qellimisht, duke konfirmuar qendrimin e tij ne grupin hetimor, pavaresisht transferimit ne Krimet e Renda. Nderkohe qe dje kane vijuar prezantimet e prokuroreve te rretheve ne Shkoder, Vlore, Fier dhe Elbasan. Sot Rama pritet te udhetoje per ne Fier ku do te ndjeke analizen vjetore te ketij institucioni.
Qellimi i reformes me te fundit ne prokurori eshte argumentuar me ristrukturimin e institucionit dhe reduktimin e numrit te zyrtareve ne organin qendror te akuzes. "Selektimi i personave qe jane transferuar apo menyra e sistemimit te tyre ne sistemin e prokurorise eshte bere i pandikuar nga asnje motiv politik dhe ne perputhje me Kushtetuten, duke synuar riorganizimin e zyres se Prokurorise se Pergjitheshme dhe forcimin e punes hetimore ne baze", theksoi Rama gjate konferences qe nisi rreth ores 12.10 te dites se djeshme. Reforma sipas kryeprokurores nuk eshte bazuar as ne lidhjet apo maredheniet qe kane pasur prokuroret me ish kryeprokurorin Sollaku.
Por reforma me e fundit eshte ndikuar se tepermi edhe nga mendimet e vete prokuroreve gjate pergjigjeve per pyetesorin e mendimet e sugjeruara. "Nje ndihme te vecante ne reformen e ndermarre ka qene edhe raportimi i punes se cdo prokurori gjate vitit te kaluar. Nderkohe qe rezultatet e nxjerra kane treguar se pjesa me e madhe e punes se prokuroreve nuk ka pasur zanafille te mirefillte procedurale, por administrative", u shpreh Rama. Per kete kryeprokuroria ka bere te ditur se duhet edhe te beheshin ndyshime ne drejtorite perkatese, per te funksionuar sa me mire. Ndersa transferimet dhe emerimet e prokuroreve te rinj te rretheve u motivuan si nje shtyse per rezultate ne luften kunder krimit te organizuar.
Rrogat e prokuroreve
Prokuroret marrin nje rroge sa nje minister apo nje gjyqta ne Gjykaten e Larte. Kete fakt e ka bete te ditur dje kryeprokurorja Ina Rama. Pikerisht kjo ka qene edhe nje nga arsyet qe coi ne ndryshimet e institucionit qe ajo drejton, pasi riorganizimi ishte i pashmangshem. Per kete shkak kryeprokurorja i ka propozuar Presidentit te Republikes transferimin e disa prokuroreve.

Drejtorite Ishte Behet
Drejtoria Gjyqesore 5 prokurore 4 prokurore
Drejtoria e hetimit 15 prokurore Shkrihet
Drejtoria e Krimit te Organizuar 15 prokurore Shkrihet
Krijohet Drejtoria e Hetimit 7 prokurore
Drejtoria e Burimeve Njerezore 5 prokurore 4 prokurore
Drejtoria e Marredhenieve me Jashte 1 prokuror 2 punonjes
Sekretaria e Pergjitshme 2 prokurore 1 prokuror
Sekretaria e Kontrollit 1 prokuror

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›