E Hënë, 2 Nëntor 2026

Riatdhesohen nga Mali i Zi, 28 shqiptarë

30/04/2005  TIRANË- Policia e Malit të Zi ka sjellë në Shqipëri 28 emigrantë shqiptarë që ishin arrestuar në këtë shtet, teksa kalonin për në shtetet perëndimore. Burimet zyrtare të Policisë së Shtetit thanë se policia malazeze ka riatdhesuar mëngjesin e djeshëm, në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, 28 shtetas shqiptarë, të cilët synonin të kalonin ilegalisht nga Kroacia dhe Sllovenia në vende të ndryshme. Burime policore thanë se shtetasit shqiptarë nga rrethet e Dibrës, Kurbinit, Durrësit, Shkodrës, Krujës, etj., janë ndaluar disa ditë më parë në Kroaci nga policia vendase, pasi ishin të pajisur me pasaporta të falsifikuara duke kaluar nga Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, me synim për të shkuar drejt Italisë, Belgjikës dhe Gjermanisë. Sipas burimeve policore, secili nga shtetasit kishte paguar një shumë që shkonte në 2500 euro secili. Ndërkaq, një grup hetimor po punon për ndalimin e personave, të cilët kishin organizuar kalimin ilegal të shqiptarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›