Pensionistët, lehtësohen kushtet për invalidët

00/00/0000 Për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe ata që janë aksidentuar në punë, hiqet kushti i të qenit i siguruar, në momentin që ndodh aksidenti, apo shfaqet sëmundja
Nga ndryshimet mbi ligjin e pensioneve përfitojnë dhe invalidët, njerëzit me aftësi të kufizuara dhe ata që marrin pension familjar. “Është hequr kushti që invalidët të jenë të siguruar deri në momentin e ndodhjes së aksidentit për të përfituar pension”, ka thënë ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Engjëll Bejtaj. Kështu, për sa u përket invalidëve, hiqet kushti i të qenit i siguruar në momentin e lindjes së sëmundjes, vendosjen e një tipi të ri pensioni invaliditeti të reduktuar, kur personi nuk ka vitet e plota për të përfituar pension invaliditeti, si dhe do të ketë rritje të periudhës dhe masës së shtesës për fëmijët në ngarkim të invalidit. Po kështu ka lehtësira në kushtet që duhet të plotësojnë njerëzit për të marrë pensione familjare.
Kush mund të përfitojë pension invaliditeti
Personat që përfitojnë pension invaliditeti, e sigurojnë këtë të drejtë në bazë të ligjit 7703, datë 11.5.93, në nenet 35, 36, 37 të ligjit “Për sigurimet shoqërore”.
Ky ligj ka në themel mbrojtjen e personave që kanë kontribuar në skemë, pavarësisht nga puna që kanë kryer. Pra, këtë të drejtë e përfitojnë të gjithë ata persona që janë të siguruar apo do të bëhen pjesëtarë të skemës sonë për sigurimet shoqërore. Në nenin 2 të këtij ligji thuhet, se mbrohen me të ardhura të gjithë ata persona që kanë humbur aftësinë për punë, pra për të qenë elementë aktivë në punë. Të tillë janë ata që kanë pësuar aksidente në punë, vuajnë nga sëmundje profesionale, barrëlindje.
Kushtet për të përfituar pension invaliditeti
Kushti i parë është që personi që bëhet i paaftë për punë të ketë plotësuar periudhën minimale të siguruar. (Këtu bëjnë përjashtim personat që aksidentohen në punë, të cilët mjaftojnë të kenë qenë pjesëtar të skemës, qoftë dhe një ditë).
Kjo periudhë që quhet minimale, del si rezultat i një formule që përmban moshën e personit dhe moshës 20 vjeç e pjesëtuar me dy. Pra, nëse një person është 35 vjeç, i hiqen 20 vjet. Diferenca e pjesëtuar me dy, jep periudhën që personi duhet të jetë i siguruar.
Kushtet për të marrë pension invaliditeti përcaktohen nga KMCAP-i, pranë të cilit kanë të drejtë të paraqiten të gjithë ata persona që pretendojnë se kanë humbur plotësisht apo pjesërisht aftësinë për punë. Këta persona kanë të drejtë të paraqesin pranë organeve të sigurimeve shoqërore të qendrës së banimit apo të punës, kërkesën për të vlerësuar gjendjen e tyre shëndetësore në raport me punën që kanë bërë. Statusi i tyre riciklohet në mënyrë periodike, një herë në vit, në mënyrë që të bëhet i mundur kontrolli i gjendjes së tyre.
Ndërkohë, kushti tjetër, që personi të jetë sëmurë brenda 30 ditëve nga dita që ka lënë punën. Dhe kriteri tjetër lidhet me periudhën e provës, që është intervali kohor që lihet për të riparë gjendjen e personit në fjalë, e cila nuk duhet të jetë më pak se 6 muaj. Gjatë kësaj kohe ai merr trajtim si i paaftë i përkohshëm.
Mënyra e përcaktimit
Pensionet e invaliditetit ndahen në dy grupe të mëdha në të plotë dhe në të pjesshëm. I pari ndahet në të plotë me përkujdesje dhe në të plotë. Përcaktimi bëhet nga KMCAP-i.
Masa e përfitimit
Pensioni i plotë i invaliditetit përllogaritet njëlloj si pensionet e pleqërisë, por nëse për këtë përllogaritjet bëhen në bazë të pagës neto të 3 viteve radhazi të 10-vjeçarit të fundit, dhe kushti është jo më shumë se 75% e kësaj page, për invalidët kjo përllogaritje ndryshon. Për këtë kategori kushti është jo më shumë se 80% të pagës neto të një viti. Kjo është bërë për t’i ardhur në ndihmë personit që humb aftësinë për të punuar.
Ndërsa pensioni i pjesshëm është sa gjysma e pensionit të plotë të invaliditetit.
Në ligj mbrohen dhe personat që përkujdesen për individët që nuk janë në gjendje të kujdesen për vete për shkaqe të ndryshme. Për këta “kujdestar” i jepet deri në 15% të masës së kontributit që ka derdhur invalidi. Në rastin kur invalidi ka statusin e kryefamiljarit, deri pa u ndryshuar ligji, ishte një shtesë prej 5% për fëmijët që ka nën ngarkim dhe që janë deri në moshën 15 vjeç, por me kusht që kjo të mos kalojë masën e 20 përqindëshit.
Formulari
Dokumentet që kërkohen për përfitim pensioni invaliditeti
-Certifikatë e gjendjes familjare.
-Certifikatë personale me fotografi.
- Librezë pune.
- Vërtetim vjetërsie.
- Vërtetim kooperative (nëse ke punuar në kooperativë).
- Vërtetim për derdhje kontributi.
- Vërtetim nga dega ushtarake.
- Vërtetim i KMCAP-it (Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë).
- Vërtetim page që nga viti 1994 dhe në vazhdim.
- Vërtetim nga kontributet.
- Proces-verbal i aksidentit në punë, në rast aksidenti.
- Vërtetim toke nga Kadastra.
- Për personat që përfitojnë kompensime duhet:
-Vërtetim nga komuna për ndihmë ekonomike.
-Vërtetim shkolle për fëmijët nga 18-25 vjeç.
-Deklaratë.
Burrat përfitojnë pensionin e gruas, nëse ajo merr më tepër, kur kanë fëmijë në ngarkim nën 8 vjeç
Kush përfiton pension familjar
Gratë përfitojnë pensionin e burrit, kur kanë një fëmijë në ngarkim nën 18 vjeç
Ka gra që shkojnë te dera e Institutit të Sigurimeve për të përfituar pension familjar dhe kthehen mbrapsht “turivarur“. Duan të mos marrin pensionin e tyre, por të burrit, pasi ka marrë më tepër lekë. Por, jo gjithnjë mund të zgjedhësh, duhen plotësuar disa kushte dhe më kryesori është që të kesh fëmijë për të rritur.
Tashmë pensionet familjare trajtohen sipas ligjit 7703, datë 11.5.93 në nenin 40, 41, të ligjit “Për sigurimet shoqërore”. Në këto nene janë trajtuar kushtet e përfitimit të pensionit familjar. Në themel të tij ky pension mbron anëtarët e tjerë të familjes, d.m.th., pasjetuesit e personit që ka vdekur, që nga momenti kur vdes mbajtësi i saj, e kjo bëhet në bazë të strukturës së familjes. Në bazë të ligjit, pension familjar përfitojnë të gjithë ata që janë në ngarkim të atij që vdes, me kusht që ky person duhet të jetë i siguruar jo më pak se një vit dhe që gëzon të drejtën për të fituar pension, ose kushtet e pensionit të invaliditetit, ose që merrte pension.
Kur përfiton një grua
Në ligj janë të ndara kushtet që duhet të plotësojë një grua dhe një burrë për të përfituar pension pleqërie nga bashkëshorti apo bashkëshortja e vdekur. Kështu që një grua mund të përfitojë pension familjar nga masa 25% deri në 100% , pavarësisht nga mosha, n.q.s ka në ngarkim një fëmijë deri 8 vjeç. Kushti i dytë është nëse e veja është e paaftë për punë dhe kushti i tretë nëse ka mbushur moshën 50 vjeç.
Kur përfiton një burrë
Ndërsa për burrin kushtet janë të tjera, ai duhet të vërtetojë se është mbajtësi i një fëmije deri 8 vjeç, është i paaftë për punë, ose ka mbushur moshën 60 vjeç.
Përfituesi i tretë janë fëmijët. Këta mund të përfitojnë pension kur janë në ngarkim të atij që vdiq dhe janë deri në 18 vjeç ose 25 vjeç, në rastet kur vazhdon studimet e larta. Ndërsa në fshat, në rastet kur fëmija nuk vazhdon shkollën e lartë, i humbet e drejta për të përfituar pension në moshën 16-vjeçare.
Kur e humbet pensionin familjar
E drejta për të marrë pension familjar i humbet bashkëshortit apo bashkëshortes, në rastin kur rimartohen. U humbet fëmijëve, pasi mbushin moshën 18 vjeç, ose kur jetojnë në fshat kur mbushin moshën 16 vjeç dhe nuk vazhdojnë shkollën.
Risitë
Mund të blesh disa vite siguracione, por jo të trashëgosh pensionin e të afërmit
Kur nuk je siguruar disa vjet për efekt pensioni, i derdh njëherësh siguracionet për vitet e humbura, ndërkohë që nëse bashkëshorti që ka një pension të lartë, por humb jetën dhe nuk arrin ta gëzoj pensionin. Ky pension nuk i kalon automatikisht bashkëshortes, sikundër ndodh në vendet e tjera, që dhe siguracionet lihen trashëgim. Ka nisur të aplikohet vetëm sigurimi vullnetar.
Feriti ka punuar 20 vjet në minierë, por pas viteve ’90 ajo u mbyll dhe ai u detyrua të emigrojë në Greqi. Tashmë mosha e pensionit po i afron dhe nesër ai do të kthehet përsëri në familjen e vet dhe i duhet një pension për të jetuar. Kjo nuk është më e pamundur. Edhe siguracionet mund të blihen për disa muaj dhe vite. Por këto boshllëqe mund të mbulohen nga skema e mbulimit vullnetar, duke paguar një sigurim prej 3.401 lekë në muaj, si për vitin në vazhdim edhe për vitet e kaluara, duke nisur nga tetori i vitit 1993. Nëse do të fitosh një pension të lartë, paguan krahas siguracionit mbi pagën minimale, derdh vetë dhe sigurimin vullnetar dhe pensionin e merr dyfish. Po nise t’i derdhësh siguracionet që në fillim të vitit, ke një ulje prej 5 për qind. Për këtë arsye, tre muajt e parë të këtij viti kishte një rritje të peshës specifike të të siguruarve që jetojnë në Shqipëri, nga ata që jetojnë jashtë vendit.
Masat e përfitimit
1.Masa e përfitimit të një pensioni familjar varion nga 25-50% deri në masë të plotë 100% të pensionit që kishte ose që i takonte atij që vdiq. Këtë e përcakton neni 41 i ligjit “Për sigurimet shoqërore”
2.Kështu në një familje ku kanë mbetur nëna me 2 fëmijët, nëna merr 50% të masës së pensionit të bashkëshortit të vdekur dhe nga 25% çdo fëmijë.
3.Në rastet kur fëmijët mbeten jetimë nga të dy prindërit, fëmijët marrin 25% të vlerës së pensionit nga të dy prindërit.
4. Këtë masë përfitimi e gëzojnë të gjitha kategoritë, pavarësisht se jetojnë në qytet apo në fshat.
Dokumentet për përfitim pensioni familjar
1. Certifikatë e gjendjes familjare
2. Certifikatë vdekje e të siguruarit
3. Librezë pune ose vërtetim vjetërsie nga arkivi për të ndjerin
4. Vërtetim page që nga viti 1994 dhe në vazhdim
5. Vërtetim bashkëjetese për një të ve ose të venë
6. Vërtetim i organeve të pushtetit lokal, që një i ve ose e ve mban një fëmijë deri në moshën 8 vjeç dhe që është në ngarkim të të vdekurit
7. Procesverbal që provon faktin e vdekjes nga aksidenti në punë, si dhe vendimi i KMCAP-it (Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë) kur vdekja është shkaktuar nga sëmundje profesionale
8. Vërtetim papunësie për personin, i ve ose e ve, nëse është pa punë
9. Vërtetim shkolle për fëmijët nga mosha 16 deri në 25 vjeç (nëse janë në shkollë)
10. Vërtetime papunësie për fëmijët, që i ndjeri ka në ngarkim nga mosha 16 deri në 18 vjeç (nëse nuk vazhdojnë shkollën)
11. Vërtetim toke nga Kadastra
12. Deklaratë
Pensionet
Numri i pensionistëve të regjistruar deri në dhjetor 2004 pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore dega Tiranë, është 98.208.
Nga këto:
• 82% marrin pension pleqërie
• 10% marrin pension familjar
• 7% marrin pension invaliditeti
• 1% të tjera
Pensioni lidhet që ditën e parë të aksidentit, në formular vihen dhe detaje nga dëmtimi
Si merret pensioni për aksidente në punë
Aksidentet në punë ndryshojnë nga pensionet e tjera të invaliditetit. Së pari, ndryshe nga rastet e tjera, trajtimi nis që ditën e parë që ndodh aksidenti. Ndryshimi tjetër lidhet me deklarimin e detajeve të aksidentit. Duhet të plotësohet një procesverbal, në të cilin shënohen hollësira rreth personit të aksidentuar, punëdhënësit, rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti. Këto procesverbale bëhen në 4 kopje. Një e merr i aksidentuari, një futet në kartelën e tij në spital, një në zyrën e sigurimeve shoqërore dhe një punëdhënësi. Dallimi i dytë lidhet me kushtet e përfitimit. Ndryshe nga pensionet e tjera të invaliditetit, që paguhen me 70-85% të pagës mesatare mujore të tre viteve të fundit, në rastin e aksidenteve në punë masa e përfitimit është 100% e pagës mujore të tre viteve të fundit. Pra, nuk ka asnjë lloj kufizimi. Ndryshe nga pensionet e tjera të invaliditetit, i ashtuquajturi përfitim me formular mund të shkojë deri në 12 muaj, kohë kjo e konsideruar si e mjaftueshme për të përcaktuar qartë statusin e këtij personi. Kjo, sipas specialistes, bëhet sepse ky person mund të rehabilitohet sërish për punë, apo mund të ndodhë e kundërta dhe ai të përfitojë pension të përhershëm. Nuk ka pse pensioni të varet nga koeficienti i dëmtimit që personi i aksidentuar ka pësuar. Po te masa e përfitimit, pagesa bëhet në bazë të shkallës së dëmtimit që ka pësuar personi në fjalë. Kështu, nëse humbja e aftësisë për punë është nga 0-33%, nuk hyn në invaliditet, dhe këtij personi i bëhet zhdëmtim i gjymtimit, por dhe kjo nuk është e prerë, sepse mund të ndodhë që një person nuk ka pësuar dëmtim të rëndë, por ka humbur aftësinë për të punuar në atë vend që ka qenë deri në ato momente që është aksidentuar, sa kjo dëmshpërblehet me kesh në dorë. Nga 33-65% hyn në grupin e invalidit të pjesshëm dhe mbi këtë përqindje në atë të plotë. Krahas kësaj, në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave, nr.381 i vitit 1996, të gjitha aksidentet në punë krahas pensionit që lidhej me gjendjen e tyre, u jepet dhe një shtesë mbi pensionin për shkak të aksidentit në punë. Kjo shtesë ndryshon në bazë të gravitetit të gjendjes dhe varion nga 1700 deri në 2000 mijë lekë.
Dokumentacioni që duhet dorëzuar pranë sigurimeve shoqërore
1. Certifikatë lindje me fotografi dhe certifikatë e gjendjes familjare.
2. Vërtetimi i periudhës së sigurimit.
3. Vërtetim për profesionin apo natyrën e punës (për punëmarrësin).
4. Raport mjekësor të gjendjes shëndetësore para periudhës së sigurimit.
5. Raport mjekësor i lirimit nga ushtria, lëshuar nga KMU pranë SQU, për ushtarët që bëhen invalidë gjatë shërbimit ushtarak.
6. Vërtetim për pagesën e paaftësisë për punë, shkaktuar nga aksidente në punë/sëmundje profesionale ose sëmundje të përgjithshme (për punëmarrësin).
7. Fletë drejtimi për në KMCAP, nga institucioni shëndetësor me shtretër, fletë-dalje nga spitali dhe ekzaminimet e dokumente të tjera.
8. Vërtetim i mesatares së bazës së vlerësueshme nga 01.01.1994 deri në ditën e lënies së punës.
9. Procesverbal i aksidentit në punë.
10. Vërtetim nga organet e prokurorisë ose gjykatës për rastet kur kërkohet të përfitohet nga dekreti nr.758, datë 01.04.1994 “Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut”.
11. Vërtetim për vjetërsinë në punë për ushtarakët.
Formulari i aksidentit në punë përmban:
Emri i ndërmarrjes
Emri dhe mbiemri i të aksidentuarit
Adresa e tij
Numri i sigurimeve
Kualifikimi i të aksidentuarit
Adresa e vendit të punës
Adresa e vendit të aksidentit
Hollësira për aksidentin
Pjesa e aksidentuar e trupit
Lloji i dëmtimit
Spitali apo ambulanca ku ka marrë ndihmën e parë
Emri dhe adresa e mjekut që e ka kuruar
Përshkrimi i rrethanave dhe shkaqeve si ndodhi aksidenti